Anna dhe Lucy DeCinque, 30 vjeç nga Perth, Australi, kanë shpenzuar rreth 250 mijë dollarë për pamjen e tyre. Ato kanë kryer ndërhyrje në gji, qerpikë, vetulla etj, në mënyrë që të jenë identike me njëra-tjetrën.
Ato janë kaq të fiksuara pas njëra-tjetrës saqë gjithçka e bëjnë njësoj.
“Nëse ajo ecën disa metra, duhet ta bëj edhe unë, sepse duhet të djegim të njëjtat kalori, Dieta jonë është e njëjtë. Hamë të njëjtat ushqime. Gota me ujë është e matur për secilën”, ka thënë njëra prej binjakeve, Lucy. Por jo vetëm kaq, ato ndajnë edhe të dashurin bashkë.