Majdanozi përmban veti tonifikuese, nxitëse, qetësuese, pastruese, diuretike, antiseptike dhe rregullatore.
Por ka disa raste dhe një ktegori personash që nuk duhet ta përdorin atë pasi u dëmton shëndetin.
Gratë shtatzëna
Kohët e fundit është gjetur se majdanozi mund të shkaktojë nxitje mitre dhe potencialisht të çojë në kontraktimet e saj. Gjithashtu, përmban disa vajra të paqëndrueshme, të cilat në sasi të mëdha mund të shkaktojnë probleme gjatë shtatzënisë. Në dekadat e shkuara, majdanozi shërbente si barnë natyrale për nxitje aborti.
Personat që vuajnë nga veshkat
Majdanozi përmban disa përbërës që duhet të shmangin personat që vuajnë nga veshkat. Përveç oksalat kalciumit, përmban dhe komponentë të tjerë të dobishëm që kontribuojnë në çhelmimin e përgjithshëm të trupit, përfshirë edhe veshkat.