Çdo njeri dëshiron të ndihet inteligjent. Ndonjëherë ndihemi vërtet të mençur, por pastaj ndodh ajo që nuk prisnim: një miku juaj i referohet një libri klasik dhe gjendemi të papërgatitur për t’u përgjigjur. Të buzëqeshësh e të tundësh kokën është padyshim zgjedhje e sigurt, por nuk e parandalon dot paranojën. Fasada kriset. Në të vërtetë ka gjasa që askush nuk e ka vënë re dhe të paktë janë ata që mund ta kenë kuptuar e shumë më pak ata që duan ta dinë nëse nuk e njohim librin në fjalë.
Por, megjithatë, të djeg fakti që nuk e njeh, dukshëm, një vepër madhështore të letërsisë. E vërteta është që edhe më të fantaksurit pas librave nuk kanë lexuar gjithçka në kanunin e letërsisë. Nëse ndiheni veçanërisht inferiorë me miqtë e t’u librarë, edhe vetë të lexuarit të titujve në këtë listë do të të ndihmojnë. Edhe pse nuk janë, në të gjitha kuptimet, veprat më ndikuese në kanun, të njëzet librat e përfshirë këtu janë shumë të diskutuar edhe sot. Duke i lexuar nuk do t’ju mungojnë më një referencë prej librave, të paktën jo për një kohë të gjatë, shumë të gjatë …
“Shakaja e pafund” (Infinite Jest) nga David Foster Wallace – Ky libër është i gjatë, nëse nuk jeni një lexues i madh, mund t’ju ndihmojë po ta nisni me diçka më të lehtë. Ky libër ka rreth 1100 faqe. Autori, i cili ka kryer vetëvrasje më 2008-n, është një lloj ylli rroku, një Kurt Kobain i letërsisë angleze, dhe ky libër vëllimmadh është një ode për gjeninë e tij. Ndajeni mendjen për ta lexuar; nuk do të zhgënjeheni.
“Rrëfenja shërbëtoresh” (The Handmaid’s Tale) nga Margaret Atwood – Margaret Atwood shtyn kufijtë midis zhanrit të fiksionit dhe Letërsisë me L të madhe në buzët e një shkëmbi, ku merr flakë dhe thërrmohet në hi. Është një nga veprat më madhështore të fiksionit feminist i shkruar ndonjëherë, ndaj shtojeni sot në listën tuaj të leximeve.
“Një vepër zemërthyese e gjeniut tronditës” (A Heartbreaking Work of Staggering Genius) nga Dave Eggers – Janë kronikat memoar të përvojave të autorit, pasi merr përgjegjësinë për të rritur vëllain më të vogël mbas vdekjes së prindërve. Lexuesit i bashkohen Eggers-it në përballjen me madhështinë e përgjegjësisë hedhur mbi të dhe të gjitha ankthet që vijnë pas. “Amerikana” (Americanah) nga Chimamanda Ngozi Adichie Qysh prej botimit më 2013-n, ky roman që ka fituar edhe çmim, është bërë një nga librat më të përfolur të mijëvjeçarit. Është listuar në zgjidhjet e listës së SNPR, Goodreads dhe “The New York Times”. Nëse dëshironi të dini sesi del një libër bashkëkohor fiksioni, lexoni këtë.
“Të gjitha romanet e Jane Austin” (The Complete Novels) nga Jane Austen – Pak rëndësi ka opinioni juaj për veprën e Austen, romanet e saj janë një kanun për një sërë arsyesh. Ata sigurojnë një vështrim fantastik në hapësirat e grave dhe traditat gjuhësore në regjencën angleze. Janë histori të bukura, introspektive dashurie. Pasi të keni lexuar veprën e plotë të saj do të njiheni me tema dhe subjekte që i gjen kudo në filmat dhe fiksionin modern të romancës.
“Mobi Dik” (Moby-Dick) nga Herman Melville – Një tjetër libër me shumë vëllim, Mobi Dik, është një epos apo një “balenë rrëfenje”. Mund të njohësh elementet bazë të historisë “Më quaj Ishmael”. Hakmarrja e kapiten Ahab-it kundër balenës së bardhë, është vetëm një pjesë e prozës romantike të Melvelle-it. “Mobi Dik” është një libër që referohet vazhdimisht.
“Një mijë diej vezullues” (A Thousand Splendid Suns) nga Khaled Hosseini – Një vijim i romanit debutues të Hossein-it, ndodh në Afganistan dhe përballet fort me ndikimin e ndryshimit të regjimit te njerëzit e një vendi. Ndryshe nga paraprijësi, ky roman vë në qendër gratë afgane, që duhet të mblidhen bashkë për t’i mbijetuar ashpërsisë së varfërisë, dhunës në familje dhe copëzimit të territorit.
“Vilet e zemërimit” (The Grapes of Wrath) nga John Steinbeck – I debatueshëm edhe sot, siç ishte kur u botua për herë të parë, është një vështrim origjinal i jetës gjatë Dust Bowl. Një histori e luftës së klasave, dhunës së policisë, diskriminimit e dëshpërimit dhe protagonisti Tom Joad është një hero i popullit. Ky libër mbetet i rëndësishëm, edhe pas 80 vjetësh pasi është shkruar.
“100 vjet vetmi” (One Hundred Years of Solitude) nga Gabriel García Márquez – Në zemër të tij ky libër është historia kulturore e Kolumbisë, siç është e rrëfyer përmes përvojave të shtatë brezave të familjes Buendia. I shtresuar me simbolikë të pasur, metaforë dhe prozë, romani i Markezit është një lexim i rëndë, por i gëzueshëm dhe romantik.
“1984” (1984) nga George Orwell – Duke folur për gjuetinë, ky është një libër që mund t’ju kthejë në një fetus paranoje. Me të gjithë librat në këtë listë, “1984” është ndoshta më i lehti për t’u lexuar dhe ka referencat më të gjera. A keni dëgjuar ndonjëherë për Vëllain e Madh, Policia e Mendimit, Krimmendimi? Të gjitha nga ky roman, lexojeni dhe thjesht përpiquni të ruani qetësinë.
“Frankenshtajni” (Frankenstein) nga Mary Wollstonecraft Shelley – Të pasionuarit e librave janë të shpejtë në korrigjimin e kujtdo që e përdor “Frankenshtajnin” për t’iu referuar përbindëshit. Shumica dinë historinë e një shkencëtari që qep kufoma dhe përpiqet të luajë rolin e Zotit, por vetëm ata që lexojnë dhe e mbajnë mend romanin kupton se bëhet fjalë e gjitha për kushtet njerëzore. Çfarë e përbën jetën, vdekjen, të drejtën dhe të gabuarën? Kush është i denjë për dashuri? “Frankenshtajni” u jep lexuesve një mjet për të eksploruar këto dhe më shumë pyetje.
“E dashur” (Beloved) nga Toni Morrison – Ky libër është fitues i çmimit “Pulitzer” dhe popullariteti nuk ka rënë qysh prej botimit më 1987-n. Është historia tragjike e një ish- skllaveje të përndjekur nga një fantazmë e vajzës së vogël që kishte vrarë vite më parë. “E dashur” është më shumë sesa një shpirt … por duhet të lexoni librin për të zbuluar tamam kush apo çfarë është ajo.
“Klubi fat e gëzim” (The Joy Luck Club) nga Amy Tan – Ky libër ka qenë njëherazi sukses letrar dhe i përgjithshëm qysh prej botimit më 1989-n. Romani ndjek një grup emigrantësh kinezë dhe fëmijët e tyre të lindur në Amerikë, ndërsa lundrojnë në marrëdhëniet ndërpersonale dhe konflikti i asimilimit dhe identiteti. Për shkak të përhapjes së gjerë të lexuesit, do të dëgjoni t’i referohen si marrëveshje e mirë, kështu do të jetë ide e mirë ta vendosni sa më shpejt në listën e leximit.
“Nëse një natë dimri një udhëtar” (If on a Winter’s Night a Traveler) nga Italo Calvino – Në këtë libër lexon rreth përvojës së leximit dhe gjysma e tij rrëfehet në vetën e dytë. Ju, si protagonist i librit, nisni të lexoni vetëm për të zbuluar një rrjet të gjerë komploti dhe intrigash. Nëse e gjeni veten duke pyetur ç’po ndodh këtu, nuk jeni vetëm. Afro 45 vjet pasi u botua ky libër, ai mbetet eksperimental. Nëse nuk e kuptoni krejt romanin, keni plot për të folur me miqtë, të cilët me gjasë as ata nuk e kanë kuptuar.
“Thertorja-Pesë” (Slaughterhouse-Five) nga Kurt Vonnegut – Një tjetër libër që do t’ju bëjë të pyesni se ç’ndodh brenda kësaj thertoreje, rrëfimi gjysmë autobiografik i Kurt Vonnegut-it e një veterani lufte me emrin Billy Pilgrim. Pilgrim, i cili rrëfen historinë, pretendon se është rrëmbyer nga alienët dhe me aftësinë e tyre ndjek momente në rrjedhën e tij kohore, madje edhe i përjeton ato në të njëjtën kohë. Si lexues keni një zgjidhje: ta pranoni rrëfimin e Pilgrimit si një fakt ose të kërkoni për dëshmi se ç’po ndodh vërtet.
“Dhëmbët e bardhë” (White Teeth) nga Zadie Smith – Rrëfen historinë e jetës së emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar. Romani përballet me tema të asimilimit dhe diversiteti etnik, ndërsa individët nga Bangladeshi dhe Xhamajka dhe fëmijët e tyre lundrojnë në një shoqëri të bardhësh. Religjione, zakone dhe identitet të humbur, ndërsa zbulohen të reja.
“Rrëfenja e dy qyteteve” (A Tale of Two Cities) nga Charles Dickens – Të depërtoni përmes stilit të Dickens-it mund të jetë një betejë nëse nuk e shijoni vërtet, por mishi që dëshironi të hani është në subjekt. Një rrëfenjë e flaktë e ndërlikimeve politike dhe revolucionit … nuk do të pendoheni kur ta lexoni.
“Getsbi i Madh” (The Great Gatsby) nga F. Scott Fitzgerald – Në vitet e fundit ky klasik ka parë një ringjallje. Më 2013-n u ekranizua në një film, ku luan Leonardo DiCaprio. Nëse ju ka ardhur në majë të hundës se për çfarë flet ky libër që nuk e keni lexuar, tani është koha. Është një lexim i shkurtër, i hidhur e i ëmbël që mbërthen jetën aristokrate të viteve ’20. Të gjithë e lexojnë, kjo do të japë gëzimin se do të keni për çfarë të flisni.
“Persepolis i plotë” (The Complete Persepolis) nga Marjane Satrapi – Nëse ka një roman grafik për të cilin flasin të gjithë, ai është “Persepolis”. Vepra e plotë me romanin dyvëllimesh me skica në një libër të vetëm. Është historia e fëmijërisë dhe adoleshencës së autores gjatë dhe pas Revolucionit Islamik në Iran. Ky libër ekspozon jetën e përditshme të qytetarëve iranianë dhe periudhë e trazuar; përballet me përvojat e Satrapit si një refugjat në Francë gjatë adoleshencës. Në një botë të romaneve autobiografike me skica, ky është ndoshta më fantastiku.
“Metamorfoza” (The Metamorphosis) nga Franz Kafka – Nëse e keni lexuar në shkollë të mesme, ajo që mbani mend me siguri është “ai libri ku ai burri kthehet në buburrec”. Por ka aq të mira letrare për t’u kënaqur aty. Nëse e lexoni sot “Metamorfozën” do t’ju japë një tjetër kuptim të termit “kafkesk”. Nëse synimi është të bëheni i lexuar, atëherë romani më i famshëm i Kafkës është një material i mirë për diskutimet letrare.