Ditën e sotme Kuvendi miratoi me 106 vota pro dhe 10 kundër ndryshimet kushtetuese dhe formulën e re të koalicioneve. Me këtë ndryshime listat do të hapen pjesërisht.
Në votim morën pjesë 116 deputetë, ndërsa 6 munguan në këtë seancë. Të gjithë deputetët socialist kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese, ndërsa kundër kanë qenë 10 deputetët e opozitës.
Deputetët që votuan kundër
-Adriatik Alimadhi, kundër;
-Fatjona Dhimitri, kundër
-Gjetan Gjetani, kundër
-Kujtim Gjuzi, kundër
-Elda Hoti, kundër
-Lefter Maliqi, kundër
-Erion Piciri, kundër
-Artur Roshi, kundër
-Zef Shtjefni, kundër
-Suzana Topi, kundër