Erla Mëhilli dhe Keltis Kruja do të kenë një fëmijë tjetër. Këshilltarja simpatike e Berishës është në një pritje të ëmbël. Lajmin e konfirmon gazeta Express, që shkruan se Erla i ka kaluar tashmë muajt e parë të shtatzënisë, ndërsa zbulohet edhe gjinia e fëmijës. Ai do të jetë djalë.
Aktualisht Erla Mëhilli dhe bashkëshorti i saj Keltis Kruja ish-deputet, janë prindër të një djali 3-vjeçar të quajtur Akid, një emër mjaft i rrallë në Shqipëri, Mëhilli thotë se ka vendosur pasi ka kërkuar gjatë për të gjetur një emër të bukur dhe të veçantë.
Domethënia e tij është mjaft e veçantë gjithashtu. Akid është emër i vjetër ilir, i babait të Piros së Epirit.