Aktualitet

Këshilltari i Ramës: Impulset e Metës si përralla e ariut me goricat!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:42 - 20/11/15 |
b.f

TIRANE- .Këshilltari i Kryeministrit për Kulturën Fate Velaj ka dhene nje interviste per gazeten Dita ku ka folur edhe per marredhenien ne media. Nder te tjera ai tha se media prodhon kaq shume lajme per raportet mes tyre sa nuk do ishin prodhuar as ne Kine.

Ndersa per impulset e reja qe kerkon Meta ai e ka nje keshille: “Përsa i përket impulseve të reja në qeveri unë kam qenë prej kohësh që ato duhen të bëhen, mbasi jo të gjithë anëtarët e qeverisë me bindin se janë të duhurit, por Ilir Meta duhet të japë impulse në ato ministri ku ai është përgjegjës si parti dhe jo të kërkojë impulse te ministritë që drejtohen nga Edi Rama. Atë e vendos Edi Rama nëse është i kënaqur apo jo nga ministrat e tij. Jo ngaqë do Meta ndryshime aty ku ai do, duhet dhe të bëhen.

Kjo është e njëjtë me atë që kur e pyeten ariun, “O Ari! Do bëhen gorricat sivjet? Do bëhen se më hahen mua,­ tha Ariu”.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas