Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj, ka shpërndarë në profiling e tij në Facebook një status ku flet rreth marrëveshjes Rama – Basha. Ai e cilëson këtë një arritje për Tiranën mbi të gjitha, pasi sipas tij nuk do të përdoret më si plaçkë për pazaret e Erion Veliaj. Gjithashtu ai vlerëson nga kjo marrëveshje edhe kontrollin më të madh që i lejohet të ketë Opozitës, në Bashki.
Statusi i plotë
Zgjidhja e krizes politike si kontribut edhe per Tiranen.
Nuk e kam fjalen per zhvendosjen e cadres, perkundrazi, cadra e zbukuronte qytetin, sepse ajo ishte deshmi e civilizimit dhe vlerave demokratike te qytetareve te Tiranes dhe gjithe Shqiperise. Por te pakten nga sot Tirana nuk do te jete me placka e koalicionit qeveritar per te mbyllur pazaret e prishura midis Rames dhe Metes me ndermjetes sekserin Veliaj . Asetet e qytetit nuk do te perdoren me si kusur per korrupsionin qeveritar, “me jep votat per ligjin e arsimit te larte te te jap 2 leje ndertimi brenda unazes”, apo si kurban per vazhdimesine e koalicionit shoqeruar me skena bajate servilizmi dhe peruljeje per shefat. Ndersa opozita e vendit do kete me shume hapsira dhe instrumenta per te kontrolluar veprimtarine e Bashkise Tirane, qe me ardhjen e Veliajt eshte kthyer ne nje institucion abuziv dhe korruptiv ne cdo qelize te sajen.