Bota

Këshilloi 7 presidentë amerikanë, Anthony Fauci njofton largimin nga shërbimi publik



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:21 - 22/08/22 |
Opi Nion

Kryekëshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë Dr. Anthony Fauci, njëkohësisht dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive do të largohet në dhjetor pas më shumë se 50 vjet shërbimi publik.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fauci ditën e sotme.

Fauci ishte shumë aktiv gjatë pandemisë së Covid-19, duke luftuar kundër dezinformatave, që ndonjëherë vinin nga persona me poste të larta qeverisëse. Ndër të tjera, ai u dallua dhe për angazhimin e tij të palëkundur ndaj shkencës, duke sfiduar ish-presidentin Donald Trump për gjithçka.

81-vjeçari ka këshilluar shtatë presidentë të SHBA-së, duke filluar nga Ronald Reagan përmes epidemisë së HIV/AIDS, virusit të Nilit Perëndimor, sulmeve të antraksit të vitit 2001, gripit pandemik, kërcënimeve të ndryshme të gripit të shpendëve, Ebola, Zika dhe së fundmi, Covid dhe lisë së majmunit.

Fauci, i cili gjithashtu drejton Laboratorin e Imunoregulimit NIAID, tha se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga shkenca.

“Pas më shumë se 50 vitesh shërbimi në qeveri, kam në plan të ndjek fazën tjetër të karrierës sime, ndërsa kam ende kaq shumë energji dhe pasion për fushën time,” tha Fauci në një deklaratë. “Dua të përdor atë që kam mësuar si Drejtor i NIAID-it për të vazhduar të avancoj shkencën dhe shëndetin publik dhe për të frymëzuar dhe drejtuar gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve shkencorë, ndërsa ata ndihmojnë në përgatitjen e botës për t’u përballur me kërcënimet e ardhshme të sëmundjeve infektive.”

Fauci fillimisht iu bashkua Institutit Kombëtar të Shëndetit në vitin 1968 në moshën 27-vjeçare, ku shpejt u ngjit në grada dhe përfundimisht mori detyrën si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në 1984./Opinion.al

Pas