Kryesore

Këshillimi Kombëtar, Rama: Mbi 200 mijë qytetarë e kanë plotësuar pyetësorin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:31 - 09/02/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama deklaron se deri më tani janë 216 291 qytetarë që e kanë kthyer të plotësuar pyetësorin e Këshillimit Kombëtar.

Kreu i qeverisë ka ndarë shifrën në rrjetet sociale, teka shprehet se ata që nuk e kanë dhënë ende opinionin e tyre mund të klikojnë linkun ose përmes postës nëse zarfi ka mbërritur në shtëpinë e tyre.

Statusi

216,291 qytetarë e kanë kthyer të plotësuar pyetësorin e 𝐊𝐄̈𝐒𝐇𝐈𝐋𝐋𝐈𝐌𝐈𝐓 𝐊𝐎𝐌𝐁𝐄̈𝐓𝐀𝐑

𝐅𝐀𝐋𝐄𝐌𝐈𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐓

Kush nuk e ka dhënë ende opinionin e vet mund ta japë në linkun www.keshillimikombetar.al dhe përmes postës, nëse tashmë zarfi me pyetësorin i ka mbërritur në shtëpi – shpërndarja vazhdon./ Opinion.al

Pas