Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se deri më tani 62,679 qytetarë janë përfshirë në Këshillimin Kombëtar.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bën me dije se 55,510 persona i kanë dhënë opinionet e tyre.
Ndër të tjera, Rama tregon se 7,178 qytetarë i kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar, ndërsa bën thirrje që të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të dalim nga llogoret politike.
“62,679 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar 55,501 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës ëëë.keshillimikombetar.al dhe 7,178 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar. Ju lutem jepeni mendimin tuaj në pyetësorin #KëshillimiKombëtar përmes postës ose linkut ëëë.keshillimikombetar.al #LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë.”- shkruan Rama në rrjete sociale./ Opinion.al