Kryesore

Këshilli Politik/ Opozita konfirmon pjesëmarrjen me dy kritere


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:06 - 14/09/20 |
Al Do

Opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në mbledhjen e Këshillit Politik në orën 18:00.

Në një letër drejtuar përfaqësuesit të PS në Këshill, Damian Gjiknurit, përfaqësuesit e opozitës konfirmojnë prezencën e tyre.

Vijimi i punës në Këshillin Politik duhet të kryhet në mirëbesim mes palëve, duke respektuar Marrëveshjet politike të nënshkruara më parë, të 14 Janarit dhe 5 Qershorit, si dhe standartet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Nën këtë premisë, konfirmojmë pjesëmarrjen në mbledhjen e radhës, ditën e hënë, ora 18.00.”

Megjithatë opozita e quan provokim dhe dhunim të besimit mes palëve ndryshimet kushtetuese e ndërmarra nga mazhoranca të cilat do të kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Prandaj për vazhdimin e punës në Këshillin Politik, opozita ka vendosur dy kritere: Paprekshmërinë e koalicioneve parazgjedhore si pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit dhe listat e hapura 100%. /Opinion.al

Screenshot_1 Screenshot_2 Screenshot_3 Screenshot_4 Screenshot_5
<
>

 

Pas