Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këshilli Kombëtar/Berisha: Atyre që nisën procesin, gjyqin do t’ua bëjmë nëpër rrugë e sheshe

2023/10/27 at 8:03 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Këshilli Kombëtar/Berisha: Atyre që nisën procesin, gjyqin do t’ua bëjmë nëpër rrugë e sheshe

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha se ndaj atyre që nisën “procesin e shekullit”, duke iu referuar masës së marrë kundër tij, pa miratimin e parlamentit, “do ua bëjnë gjyqin nëpër rrugë e sheshe”.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, ish-kryeministri deklaroi se vendimi i GJKKO është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi nuk është respektuar imuniteti i deputetit dhe është shmangur parlamenti.

“Përgjigja që mori nga opozita e bashkuar siç e patë javën e kaluar, e detyroi Edi Ramën të ulë dritat e Kuvendit të anulojë seancën. Ai u alarmua shumë, kështu që ne duhet ta sigurojmë se në rast se javën e kaluar ule dritat e kuvendit, shpejt do të ulim edhe dritat e qeverisë dhe do të japim vendin që meriton.

Pas kësaj përdori përsëri breshërinë e Radhës, por kësaj here me dacibaon e skapit të partisë. Por këtu do të ndalem të them dy fjalë, jo për nga rëndësia por vetëm e vetëm se është zhvillimi i ditëve të fundit.

Dosjen ndaj Sali Berishës e kam quajtur dacibao. Dacibao është fletërrufe që shënjestrimin e dikujt me urdhër nga lart. U përhapën në periudhën e revolucionit kulturor kinez, periudhën më të zezë në historinë e njerëzimit, pas luftës së dytë botërore.

Të jemi qartë, unë kam qenë president 5 vite, kryeministër 8 vite. Të jesh kryeministër dhe president në 13 vite, instinkti i parë dhe më i rëndësishëm i yti, është kushtetuta dhe ligji sepse ti jeton nga mëngjesi deri në darkë më kushtutën dhe ligjet. Me këtë ndjeshmëri që kisha dhe kam ndaj ligjit, ju garantoj ju se do të respektoj çdo hetim që do të kryejnë për mua, që kanë bërë edhe në të shkuarën.

Por si mund të mos i them unë dacibao, kur në 200 faqe nuk paraqitet asnjë provë e vetme, asnjë fakt që unë apo Jamarbër Malltezi ka shkelur qoftë edhe një ligj. I vetmi ligj i shkelur në atë dacibao rezulton ligji i urbanistikës i shkelur nga Edi Rama.

Në 200 faqe ka vetëm dyshime të bazuara në praktika që janë, të gjitha pa përjashtim në përputhje të plotë me ligjin dhe këtë e tregon vetë dosja.

Si mund të mos i them dacibao unë, kur skap që supozohet të garantojë ligjin, shkel vetë ligjin më suprem, mbi të gjitha kushtetutën e Shqipërisë. Ata i njohin procedurat, por zbatojnë urdhrat, dhe me urdhrat zbatuan të më heqin lirinë pa kaluar së pari nga kuvendi. Unë nëse do të ndiqej procedura, shkoj absolutisht në çdo moment ku do që të më thirrin organet e drejtësisë.

Kam kërkuar vetë në vitin 2012 të hiqet imuniteti i deputetëve, por s’mund të bëhem unë bashkëpunëtor me SPAK në shkelje të kushtetutës. Kjo është si ti kërkosh një njeriu të ndërrojë bindjet e tij fetare. Unë të miat nuk i ndërroj.

SPAK-un e votuam për të garantuar respektimin e ligjit, jo për ti dhënë një autoritet mbi ligjin, përndryshe pastaj kemi të bëjmë me një republikë banditeske prokurorësh vasalë. Kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Ata më kërkojnë të shkel kushtetutën me procedurë kushtetuese, sepse në mentalitetin e Edi Ramës, Kushtetuta nuk e mbron armikun opozitar, por mbron vetëm qeveritarët dhe deputetët e qeverisë. Ndaj kur për një deputet të qeverisë, bazuar për një dosje të ardhur nga antimafia italiane, për lidhje me klanet e trafikut të drogës,  apo për vjedhje me inceneratorët etj., në përputhje me kushtetutën, skapi i partisë kërkon autorizimin e parlamentit për procedimin ndaj tyre.

Kurse në rastin e armikut opozitar kushtetuta nuk ekziston, për armikun nuk ka kushtetutë dhe ligje që pengojnë luftën kundër tij ndaj dhe skapi dhe gjykata popullore e partisë vendos sanksione të cilat kushtetuta nuk i lejon ato pa marrë miratimin e parlamentit.

Ju garantoj unë ju se ata që nisën procesin e shekullit, do të përballen me gjyqin e shekullit kundër tyre. Atë gjyq do të ua bëj në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë, nga ai gjyq ata do të dalin të mundur siç janë”, tha Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, Rama: Ngushëllimet më të ndjera familjes
Kryesore

Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, Rama: Ngushëllimet më të ndjera familjes

10 Qershor, 2025 6:27 pm
Megi Fino zëvendëson Romina Kukon, zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Megi Fino zëvendëson Romina Kukon, zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak

10 Qershor, 2025 6:12 pm
Sulm me vezë ndaj eskortës së Albin Kurtit, LVV “shpërthen” kundër PDK
Rajoni

Sulm me vezë ndaj eskortës së Albin Kurtit, LVV “shpërthen” kundër PDK

10 Qershor, 2025 6:08 pm
Gjarpri hyn në Parlament, deputetët largohen nga salla
Rajoni

Gjarpri hyn në Parlament, deputetët largohen nga salla

10 Qershor, 2025 6:03 pm
Ursula von der Leyen prezanton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Ursula von der Leyen prezanton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë

10 Qershor, 2025 5:44 pm
Profilet e 13 kandidatëve për BKH-në
Aktualitet

Profilet e 13 kandidatëve për BKH-në

10 Qershor, 2025 5:38 pm
Mbi dy milionë euro kokainë dhe një armë, arrestohet shqiptari në Itali
Kronikë

Mbi dy milionë euro kokainë dhe një armë, arrestohet shqiptari në Itali

10 Qershor, 2025 5:36 pm
35 organizata, peticion MEKI-t: Ndalni punimet në Spaç
Aktualitet

35 organizata, peticion MEKI-t: Ndalni punimet në Spaç

10 Qershor, 2025 5:07 pm
30 armë për 100 banorë/ Austria, një nga vendet më të armatosura në Evropë
Bota

30 armë për 100 banorë/ Austria, një nga vendet më të armatosura në Evropë

10 Qershor, 2025 5:02 pm
Masakra në Austri/ Mediat në Kosovë: Një 15-vjeçare nga Vitia, në mesin e viktimave
Rajoni

Masakra në Austri/ Mediat në Kosovë: Një 15-vjeçare nga Vitia, në mesin e viktimave

10 Qershor, 2025 4:58 pm
Para
“Betejë në çdo skaj të vendit”, zbardhet debati në Këshillin Kombëtar të PD, Berisha: Protesta deri në grevë urie

“Betejë në çdo skaj të vendit”, zbardhet debati në Këshillin Kombëtar të PD, Berisha: Protesta deri në grevë urie

“Të dalim ne të parët, t’i japim guxim”, debati në Këshillin Kombëtarë të PD: Rezolutën t’ia çojmë ambasadave dhe…

“Të dalim ne të parët, t’i japim guxim”, debati në Këshillin Kombëtarë të PD: Rezolutën t’ia çojmë ambasadave dhe…

Jep dorëheqjen drejtoresha e AKU-së, zbulohet arsyeja

Jep dorëheqjen drejtoresha e AKU-së, zbulohet arsyeja

TE FUNDIT

Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, Rama: Ngushëllimet më të ndjera familjes

Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, Rama: Ngushëllimet më të ndjera familjes
10 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama, shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi. E kujton si një shqiptar...

Lexo më shumë

Megi Fino zëvendëson Romina Kukon, zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak

Megi Fino zëvendëson Romina Kukon, zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak
10 Qershor, 2025

Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak në Tiranë. Me propozim të Kryetarit të Grupit të këshilltarëve socialist, Eridian Salianji,...

Lexo më shumë

Sulm me vezë ndaj eskortës së Albin Kurtit, LVV “shpërthen” kundër PDK

Sulm me vezë ndaj eskortës së Albin Kurtit, LVV “shpërthen” kundër PDK
10 Qershor, 2025

Gjatë vizitës që kryeministri në detyrë, Albin Kurti pati në Skënderaj këtë të mërkurë, eskorta e tij është sulmuar me...

Lexo më shumë

Gjarpri hyn në Parlament, deputetët largohen nga salla

Gjarpri hyn në Parlament, deputetët largohen nga salla
10 Qershor, 2025

Parlamenti në Bosnje dhe Hercegovinë është mbyllur për një arsye krejt të pazakontë. Sipas mediave atje, një gjarpër i vogël...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com