Aktualitet

Këshilli bashkiak i Vlorës i kërkon Lelit ballafaqim me Ramën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:44 - 02/06/21 |
Opi Nion

Anëtarët e këshillit bashkiak të Vlorës përmes një shkrese të sigluar nga vetë ata kanë kërkuar mbledhje jashtë radhe të këshillit të bashkisë.

Në mbledhje kërkohet ballafaqim me kryetarin e bashkisë Dritan Leli ndërsa kërkohet edhe prezenca e deputetëve të qarkut të Vlorës si dhe e kryeministrit Edi Rama.

Në shkresë thuhet se kërkohet kjo mbledhje për shërbimet e munguara si pastrimi, ndriçimi, mirmbajtja dhe trajtimi i ankesave te qytetarëve. Po ashtu kërkohet ngritja e një komisioni monitorimi i këshillit për shërbimet publike të Bashkisë Vlorë.

Kujtojmë se mes kryeministri Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka pasur përplasje të vazhdueshme. Këto erdhën pas refuzimit nga ana e Lelit, të propozimit të Ramës për të lënë mandatin e kryebashkiakut dhe përfshirjes së tij në listën e kandidatëve për deputet. Ndërkohë edhe në vizitën e disa javëve më parë në Vlorë, ku inspektoi punimet në Lungomare, kreu i qeverisë u shfaq pa praninë e kryebashkiakut Leli./Opinion.al

Kërkesa e anëtarëve të Këshillit Bashkiak:

Pas