Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton kreditë e buta për 850 familje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:26 - 21/12/20 |
Semiljana Azizi

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar ditën e sotme kreditë e buta për 850 familje e çifte të reja të pastrehë.

Mësohet se familjet dhe çiftet e reja në Tiranë do të kenë mundësi që përmes programit të kredisë së butë të sigurojnë një shtëpi, duke i dhënë zgjidhje strehimit të tyre.

Ndërkaq Veliaj nuk ka lënë pa përmendur dhe familjet e prekura nga tërmeti e të ngelura të pastreha. Sipas tij, këto familje do të jenë refrenë i këtij viti.

“Lajmi më i mirë sot për buxhetin, por që lidhet me rininë dhe çiftet e reja, ka të bëjë me 850 kredi të buta, të cilat do i japim në këtë raund të parë për 850 familje të reja, që kanë ardhur në Tiranë me aspirata e ëndrra të mëdha, për çifte të reja që kanë mbaruar Universitetin dhe sapo kanë filluar punë këtu. Strehimi i familjeve të reja apo i familjeve të prekura nga tërmeti do të jetë refreni i këtij viti”, deklaroi Veliaj, në mbledhjen e sotme./Opinion.al

 

Pas