Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këshillat e dermatologëve për mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e diellit

2017/07/31 at 11:05 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Këshillat e dermatologëve për mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e diellit

Në ditët e nxehta të këtyre ditëve të korrikut, specialistët e shëndetit kryesisht dermatologët japin këshillat e tyre në drejtim të mbrojtjes së lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit.


Djegiet e diellit

Parandaloni kancerin e lëkurës duke përdorur vajra që përmbajnë faktor mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Vëreni produktin me kujdes dhe mos harroni hundën, buzët, veshët, dhe këmbët. Përdoreni atë të paktën 30 minuta përpara se të dilni. Përsëriteni pas dy orësh, në rast se bëheni me djersë ose pas notit, si të nevojitet. Përdorni kapele që të bëni hije kokës, fytyrës dhe qafës. Mbroni sytë që të parandaloni kataraket e mundshëm në jetë, duke përdorur syze 99-100% mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB.

Fëmijët poshtë moshës një vjeç duhen mbajtur sa më larg diellit sepse lëkura e tyre është shumë sensitive. Risku për fëmijët e kësaj moshe që të dehidratohen ose raste të goditjeve nga dielli është shumë i lartë. Mbajini fëmijët në hije të veshur lehtë me rroba që mbulojnë krahët dhe këmbët. Një kapele me vrima është e domosdoshme. Vajrat për të vegjlit nën gjashtë muaj nuk rekomandohen. Disa këshilla të tjera që mund të ndiqen janë: rrezet më dëmtuese janë nga ora 11-16. Mundohuni të qëndroni brenda ose në hije gjatë këtyre orëve. Lëkura dëmtohet në më pak se 15 minuta nga dielli,dhe kjo vihet re plotësisht pas dymbëdhjetë orëve. Retë nuk ju mbrojnë nga efektet e dëmshme të diellit. Kini kujdes nga rëra dhe uji sepse ato reflektojnë deri në 50% të rrezeve në lëkurën tuaj. Edhe pse mund të jeni në çadër ose në hije, ju duhet të merrni masa të mëtejshme.

Ekspozimi

Dermatologët këshillojnë që nuk duhet të ekspozohemi në diell nga ora 11.00 e deri në orën 16.00, për shkak se në këtë orar rrezet e diellit janë më të dëmshme. Megjithatë, nga sondazhet e bluzave të bardha rezulton se janë shumë pak ata plazhistë që e kufizojnë ekspozimin në diell në këto orare. Po ashtu, gjatë gjithë kohës së banjës së diellit është i rekomandueshëm përdorimi i kremit sa herë që të futeni në det e të dilni që andej. Specialistët thonë se çdo një orë duhet përsëritur mbulimi me krem solar. Gjithashtu sipas dermatologëve, nuk duhet tepruar me ngjyrën çokollatë të trupit. Plazhi shihet si një mënyrë për të larguar stresin. Të gjithë, sapo hyn stina e verës, mendojmë pushimet në bregdet. Synojmë që nën rrezet e diellit të marrim ngjyrën çokollatë të dëshiruar, edhe pse e dimë që ajo s’është gjë tjetër veçse teprim me qëndrimin në diell. Por, ngjyra çokollatë e trupit është teprim edhe me një pigment kanceroz. Njerëzit që jetojnë dhe punojnë në mjedise të mbyllura gjatë gjithë vitit në verë, në mënyrë të parregullt dhe jograduale, marrin rrezet e forta të një dielli nën temperatura të larta, pa u mbrojtur prej tij. Këta njerëz nuk i bind as fakti shkencor se nxirja është shfaqje e dukshme në lëkurë e një mbidoze rrezesh ultravioletë

Deti

Terapia e detit kuron me sukses mjaft sëmundje dhe lehtëson përparimin e shumë të tjerave. Por nuk duhet abuzuar me dëshirën për banjë dielli, pasi rekomandimi i saj ose jo, mësohet vetëm në kontaktet me mjekun. Dihet që një numër sëmundjesh përkeqësohen dhe për disa të tjera, dielli mund të jetë me pasoja për jetën. E mira është që të bëhen banja ajri në hije dhe në orët e mëngjesit. Banjat e mëngjesit janë të këshillueshme për sëmundjet e kockave dhe muskujve. Banjat e detit kanë veprim pozitiv në shërimin e reumatizmës që ka kaluar fazën e acarimit para 6-7 muajsh. Për të tillë të sëmurë këshillohen banja ajri dhe pas një jave banjat e diellit në orët e mëngjesit. Bëhen 15-20 seanca të përgjithshme. Mund të bëhen edhe banja dielli të pjesshme, duke zbuluar vetëm kyçet e sëmura në 2-3 seanca. Nëse nuk ka prirje për t’u përsëritur sëmundja, përdoren edhe banjat e ujit, por për këtë, i sëmuri duhet ambientuar mirë, duke u lagur me ujë deti disa herë. Temperatura e ujit në fillim duhet të jetë 34 gradë Celsius, pastaj mund të zhytesh në ujë që zbret në 22 gradë

Ja disa nga këshillat e specialistëve të shëndetit:

1-Mbani syze dielli

2-Kremin kundra diellit përdoreni 30 minuta para se të dilni nga shtëpia

3-Evitoni lëvizjet nga ora 11 deri në orën 16

4-Vishuni lehtë, dhe tregoni kujdes për fëmijët deri në moshën 10 vjeçare

5-Fëmijët deri në 6 muaj, nuk duhet të lyhen me vajra plazhi

6-Mbani gjithë kohën ujë mineral me vete (ndihmon në qarkullimin e gjakut)

7-Shtojini menusë së përditshme sa më shumë sallatra dhe lëngje

8-Uji i detit bën mirë për gjendrat tiroide

9-Nxehtësia e verës kuron veshkat

Ndërkaq, sipas dermatologëve, nuk duhet të harrojmë se :
-5 orë në ditë, gjatë verës janë tepër të dëmshme për lëkurën. Bëhet fjalë për orën 10 të mëngjesit deri në orën 3 të mesiditës. Gjatë kësaj kohe mjekët rekomandojnë që njerzit dhe veçanërisht fëmijët të mos dalin nga shtëpia.

-30 minuta para se të dilni nga shtëpia, duhet të përdorni kremin kundër diellit. I cili sipas mjekëve duhet vënë në të gjithë trupin, jo vetëm në fytyrë.

-99 për qind mbrohen sytë nga syzet e diellit, pikërisht për këtë arsye, rekomandohet që të gjithë njerëzit, pavarësisht nga grupmosha duhet të përdorin syze gjatë ditës, madje edhe vjeshtë dhe në dimër.

-15 minuta mjaftojnë që lëkura të dëmtohet nga dielli. Efektet negative të djegies vihen re vetëm 12 orë pas dëmtimit të lëkurës, kjo e bën të vështirë për njerëzit ta kuptojnë se rrezet që marrin janë të tepërta ose jo.

-34 gradë celsius duhet të jetë temperatura e ujit në det ose në pishina që njerëzit të mund të lahen pa problem dhe pa frikë, temperature më të larta ose edhe më të ulta janë të dëmshme për lëkurën. /ATA

Etiketa: dermatologudiellidjegiakeshlillat


Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Para
Zbulimi që do ta shpëtojë botën nga uria …

Zbulimi që do ta shpëtojë botën nga uria ...

Zbulohet arsyeja pse meshkujt pëlqejnë femrat me të pasme të mëdha !

Zbulohet arsyeja pse meshkujt pëlqejnë femrat me të pasme të mëdha !

Video/ Llogaraja ne flake, ja si furnizohen helikopteret me uje ne det

Video/ Llogaraja ne flake, ja si furnizohen helikopteret me uje ne det
















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}