-Jetë dhe Stil

Këshilla për të patur një lëkurë të freskët në mëngjes


               Publikuar në : 08:50 - 03/10/19 |
xhu lia

Për t’u zgjuar në mëngjes me lëkurën e fytyrës sa më të freskët është mjaft e rëndësishme të ndiqet rutina e duhur gjatë darkës. Është pikërisht kjo koha për të riparuar qelizat e dëmtuara të lëkurës. Këshillat e mëposhtme do ju ndihmojnë për të patur një lëkurë sa më të freskët kur zgjoheni në mëngjes.

Fshini mirë tualetin

Që lëkura të marrë frymë dhe të shmangë shanset për infeksione duhet patjetër që tualeti të pastrohet shumë mirë prej saj. Make-up i pastruar mirë nga fytyra juaj eviton gjithashtu edhe daljen e akneve.

Pastroni lëkurën

Ndonëse mund t’a keni hequr shumë mirë make-up nga fytyra juaj sërish lëkura nuk mund te quhet tërësisht e pastër. Përdorni një pastrues të mirë duke u bazuar në llojin tuaj të lëkurës dhe sigurohuni ta përdorni pasi hiqni ‘makeup’-in. Do të ndihmojë në pastrimin e thellë të poreve duke hequr vajin dhe papastërtitë.

Hidratojeni

Shumë i rëndësishëm në pasjen e një lëkure të freskët është padyshim edhe kremi hidratues. Një krem i tillë do ju ndihmojë të hidratoni dhe ushqeni qelizat e lëkurës tuaj që mund të jenë dëmtuar./Opinion.al/

Pas