Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këshilla nga agjentja e FBI: Si të njihni njerëzit që keni përballë

2015/12/09 at 4:52 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Këshilla nga agjentja e FBI: Si të njihni njerëzit që keni përballë

A jeni kureshtar të lexoni mendjet e njerëzve me të cilët keni të bëni në jetën tuaj? Një agjente e FBI-së ka rrëfyer më së miri mënyrat se si mund ta bëni këtë gjë.


“Nuk shërben aspak një pyetësor i mirëfilltë për të kuptuar se çfarë vërtitet në mendjen e dikujt. Sinjalet janë gjithmonë të njëjtat, mjafton të dini t’i mblidhni”.

Kështu thotë Larae Quy, ish-agjente e FBI-së për 23 vjet, tashmë e mirënjohur për teknikat dhe këshillat se si të “lexojmë” atë që kemi përballë, të kontrollojmë emocionet dhe të kemi sukses në biznes dhe në jetë.

Më poshtë janë nëntë këshilla për të kuptuar se kë keni përballë të përmbledhura nga revista “Inc”.

Klasifikoni sjelljet e të tjerëve

Çdo person është i veçantë, ndërsa miraton një sjellje të caktuar. Ka nga ata të cilët pastrojnë zërin ndërsa flasin dhe të tjerë që shikojnë dyshemenë, kryqëzojnë krahët, e ngrenë shumë kokën, lëvizin qafën, përplasin lehtë këmbët etj.

Përgjithësisht, këtyre sjelljeve nuk u kushtohet vëmendje, por në rast të kundërt, nuk gjendet dot se me ç’rast lindin. Në origjinë të këtyre veprimeve mund të jenë arsye të ndryshme: mund të bëhet fjalë për sjellje të vogla, ose mund të jenë sinjale nervozizmi, inati ose gënjeshtre. “Shfletimi” i sjelljeve të të tjerëve do t’iu ndihmojë t’i njihni ato.

Vëreni mospërputhjet

Kushtojini vëmendje ngjarjeve që nuk përputhen me sjelljen normale të një personi dhe veprimeve të tij jashtë së zakonshmes. Për shembull: keni vënë re se një furnizuesi juaj i rëndësishëm ka zakonin të pastrojë vazhdimisht fytin kur është nervoz. Ai e bën këtë gjë kur provon të bëjë ndryshime në marrëveshjen tuaj tregtare. Po nëse pas kësaj mund të fshihej edhe diçka tjetër? Nëse vini re një sjellje të tillë, ju mund ta thelloni edhe më tej çështjen, duke bërë më shumë pyetje se sa në një situatë normale.

Vëmendje të gjitha gjesteve

Asnjë gjest apo fjalë të marra veçmas nuk shënjojnë domosdoshmërisht diçka, por kur sjelljet e çuditshme bëhen më shumë se një, atëherë kushtojini vëmendje. Për shembull, furnizuesi jo vetëm që do të vazhdojë të pastrojë fytin, por edhe do të lëvizë kokën dhe këmbët. Bëni kujdes!

Ndajini veprimet

Keni nuhatur se diçka vepron në mënyrë paksa të ndryshme në krahasim me normalen. Zhvendoseni fokusin te pjesëtarët e tjerë të grupit për të parë se në çfarë mënyre ndërvepron ky person me të tjerët. Ndryshon shprehi? Po qëndrimin e trupit?

Shihuni në pasqyrë

Neuronet në pasqyrë janë monitorë të ngulitur në trurin tonë, të cilët reflektojnë gjendjen shpirtërore të të tjerëve, na lidhin me të tjerët, derisa mund të kuptojmë sjelljet. Një buzëqeshje për shembull, aktivizon muskujt e buzëqeshjes në fytyrën tonë, ndërkohë që një rrudhje vetullash, çon në vrenjtje.

Kur shohim dikë që na pëlqen, vetullat dhe muskujt facialë relaksohen, koka shkon paksa mënjanë. Nëse partneri juaj nuk jua kthen pikëpamjen që ju ndjeni, ky mund të jetë një mesazh i qartë: nuk i pëlqeni, ose nuk është i gëzuar për diçka që keni bërë.

Kush e ka “zërin e fuqishëm”

Personi më ndikues, nuk është gjithmonë ai i ulur në krye të tavolinës. Ata që janë të sigurt në vete, kanë një ton zëri linear. Në një sallë mbledhjesh përreth një tavoline, ka shumë mundësi që personi më i sigurt, është ai i cili ka edhe më shumë pushtet apo ndikim tek të tjerët: qëndrim të drejtë e zë të fortë. (Bëni kujdes që të mos ngatërroni zërin me vokalin e fuqishëm).

Nëse keni ndër mend t’i propozoni një ide një grupi personash, fillimisht kushtojini vëmendje liderit të grupit, i cili mund të ketë edhe një personalitet të dobët, dhe për këtë, nuk jeni personi i duhur të cilit mund t’i drejtohet. Edhe pse në dukje nuk mund të duket kështu, ai ose ajo varen në masë të madhe nga të tjerët për të marrë vendime, po ashtu ndikohen lehtësisht nga paragjykimi i tyre. Ndaj, identifikoni në grup “zërin e fuqishëm” dhe shanset për të pasur sukses do të rriten në mënyrë të ndjeshme.

Vëzhgoni ritmin

Shpesh, njerëzit që kanë një ecje zvarritëse, mungesë rrjedhshmërie në të lëvizur dhe mbajtjen e kokës ulur, nuk kanë besim në vete. Nëse nuhasni këto të dhëna në një pjesëtar të skuadrës suaj, mund të bëni një sforco më shumë për të lavdëruar ose për të vlerësuar punën që ai/ajo bën, në mënyrë që ta ndihmoni të ketë më shumë besim në vete. Ose, përgjatë një mbledhjeje, mund t’i drejtoni pyetje ngacmuese për ta nxitur të shprehë idetë e veta.

Identifikoni foljet e veprimit

Kur isha agjente e FBI-së kam zbuluar se fjalët janë “mjetet” më të mira për të hyrë në kokën e një personi tjetër. Fjalët reflektojnë mendimet, në një frazë është mirë të identifikoni ato më domethënëset. Për shembull, nëse shefi thotë se “vendos të blejë markën X”, fjala e rëndësishme është “vendos”. Shumë lehtë kjo fjalë do të thotë se: shefi juaj 1) nuk është impulsiv, 2) ka vlerësuar opsione të ndryshme, 3) reflekton mbi gjërat. Fjalët të cilat tregojnë veprim ofrojnë të dhëna mbi mënyrën me të cilën mendon një person.

Kërkoni disa të dhëna mbi personalitetin

Çdokush prej nesh ka një personalitet unik, por ka disa linja, të cilat mund t’iu ndihmojnë ta “lexoni” atë që keni përballë. A ka ky person një sjellje introverse apo ekstroverse? Në çfarë mënyre e menaxhon rrezikun dhe pasigurinë? Çfarë tregon egoja e tij? Si sillet kur është nën stres? Po kur është i qetë? /gazetaShqip/



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Çfarë do të ndodhë me bunkerin që u dogj nga protestuesit e PD-së?

Çfarë do të ndodhë me bunkerin që u dogj nga protestuesit e PD-së?

Çfarë kanë të përbashkët Kastro dhe Stine?!

Çfarë kanë të përbashkët Kastro dhe Stine?!

Pupo kërkon borxhet nga “Agon Channel”

Pupo kërkon borxhet nga "Agon Channel"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com