Aktualitet

KESH: Priten reshje intensive në periudhën 22-26 Janar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:06 - 17/01/21 |
Doriana Çepunaj

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka bërë me dije se sipas parashikimeve meteorologjike në periudhën 22-26 janar priten reshje intensive shiu dhe për pasojë prurjet në Hec-et Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm.

Për të shmangur përmbytjet e zonave të banuara, KESH në një njoftim për mediat shkruan se shkarkimet do të menaxhohen, me kujdes duke ndjekur me dinamikë zhvillimet meteorologjike.

Gjithashtu KESH, njofton se bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

Njoftimi i plotë i KESH

Raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm.

Sekretariti Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave vijon punën në marrjen e masave paraprake për ti paraprirë situatës që pritet të vijë në ditët në vijim.

Për këtë arsye, shkarkimet e kontrolluara në Hec Vau Dejës u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s me synim parandalimin e shkarkimeve të mëdha në momentet e pikut të prurjeve natyrore.

Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

KESH, do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik./Opinion.al

Pas