Pak ditë përpara zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan I shtetit John Kerry. Thaçi do të jetë në Tiranë pikërisht të dielën e 14 shkurtit ditë kur vendi ynë do të vizitohet nga sekretari amerikan. Takimi Thaçi-Kerry në Tiranë është konfirmuar nga burime pranë qeverisë së Kosovës dhe pritet që kriza politike që ka përfshirë institucionin e Kuvendit kosovar të jetë pjesë e diskutimeve, përfshirë këtu dhe mosmarrëveshjet pozitë-opozitë për kreun e e ri të shtetit.