Të paktën 1 800 forca policore janë angazhuar për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të programuara në kuadër të vizitës së së Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry në Tiranë.
Eshtë hartuar e vënë në zbatim një plan i posaçëm masash me detyra konkrete për 1800 forca policore të angazhuara.
Keshtu sot ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 06:00 -15:00 në të gjitha rrugëkalimet që të çojnë drejt Sheshit Nënë Tereza, Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe Sheshit Skënderbej.
Edhe parkimi i automjeteve do të jetë i ndaluar në akset rrugore nga do të kalojë eskorta e sekretarit Kerrri.
- Bulevardi Dëshmorët e Kombit
- Rruga e Durrësit, nga mbikalimi i Kamzës – Sheshi Shqiponja – Sheshi Skënderbej
- Bulevardi Zogu I
- Bulevardi Gjergj Fishta
- Bulevardi Zhan D’Ark
- Rruga e Elbasanit
- Rruga e Kavajës
- Rruga Abdyl Frashëri
- Rruga Sulejman Delvina
- Rruga Muhamet Gjollesha
- Rruga Ibrahim Rrugova nga sheshi Frederik Shopen – Gjykata e Lartë – Banka e Shqipërisë deri te rruga e Durrësit.
- Aksi Unaza e Re – Sheshi Shqiponja – Ura te Shkolla Teknologjike – Rruga e Kavajës.
Helikopter i forcave të ushtrisë po monitoron nga ajri.