Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërkonin njëra-tjetrën, takimi emocionues i nënës me vajzën pas 42 vitesh

2020/11/08 at 7:47 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërkonin njëra-tjetrën, takimi emocionues i nënës me vajzën pas 42 vitesh

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka ardhur një 42-vjeçare e cila kërkon nënën e saj biologjike. Ajo është braktisur kur ishte foshnjë tek shtëpia e fëmijës dhe pasi e mori vesh që ishte e birësuar, filloi ta kërkojë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe nëna e saj. Ajo e braktisi për shkak të rrethanave dhe ngjarjeve në atë kohë, por kur u rikthye sërish për ta marrë, nëna nuk e gjeti më kurrë vajzën sepse ishte birësuar. Gjithë këto vite ajo e ka kërkuar, por pa asnjë rezultat.

Irena: Unë kam ardhur këtu për nënën time biologjike.

Ardit Gjebrea: Si quhet nëna jote biologjike?

Irena: Donika Zhilla.

Ardit Gjebrea: Nga e dini juve këtë gjë?

Irena: Unë e kam mësuar këtë gjë para 10 vitesh. Ma kanë thënë njerëzit e mi që më kanë rritur. Më kanë thënë që ke disa letra që nëna jote biologjike të ka lënë në shtëpinë e jetimores në Durrës.

Ardit Gjebrea: Çfarë mbani mend nga fëmijëria juaj?

Irena: Mami ime biologjike më ka lënë 5 muajshe në jetimoren e Durrësit, 6 muajshe më ka marrë një zonjë e quajtur Sulltane Kurti, ajo më rriti, më edukoi. Ishte e vetme, e pa martuar, pa familje. Më rriti deri në moshën 10-vjeçare. Me mamin tim kam pasur shumë kujtime të mira, më ka rritur dhe mbajtur shumë mirë Ardit, më pas ajo ndërroi jetë se ishte e sëmurë. Pasi vdiq mami, mua më mori tezja ime me burrin e saj dhe më rritën këtu në Tiranë. Unë dija se isha vajza e Sulltanes.

Ardit Gjebrea: Kur ishin momentet e para që fillove të kuptosh që nuk ishte Sulltania nëna jote biologjike?

Irena: Për mua ka qenë shumë e vështirë Ardit. Dëgjoja njerëzit ku unë u rrita dhe nuk e jepja veten, e kaloja sepse nuk e besoja.

Ardit Gjebrea: Kur e besove përfundimisht se ishe e birësuar?

Irena: Përfundimisht e kam besuar kur jam fejuar, por më shumë më hipi dashuria kur u martova dhe u bëra nënë vetë. Unë sot kam dy vajza të martuara.

Ardit Gjebrea: Po ti je shumë e re, a je dhe gjyshe?

Irena: Po. Unë u martova 16 vjeç e mora më shkesi. Jam shumë e lumtur, kam dy goca të mrekullueshme. Goca e madhe jeton në Itali, ka dy çuna dhe një gocë, goca e vogël është në Durrës me mua dhe e kam marrë me vete.

Ardit Gjebrea: Momenti i parë kur u binde se je e birësuar?

Irena: Para 10 viteve, në 2010 më ka treguar tezja ime bashkë me vajzën e dajës. Më thanë se nëna jote biologjike të ka lënë disa letra dhe dokumenta në shtëpinë e jetimores në Durrës, pse nuk shkon të kërkosh nënën tënde biologjike? Aty Ardit mora guximin së bashku me vajzën e vogël Besianën, shkova tek shtëpia e fëmijës dhe mora dokumentat.

Ardit Gjebrea: Çfarë zbulove?

Irena: Tek dokumentat pashë emrin tim që ishte i njëjtë edhe ditëlindja ishte e njëjtë.

Ardit Gjebrea: Kur e keni ditëlindjen?

Irena: Unë e kam 31.01.19728 dhe mbiemri ishte i mamit tim Irena Zhilla, babai Sokol.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndjeve?

Irena: Ishte një ndjesi shumë e thellë në zemër.

Irena dhe nëna e saj Donika folën përmes kamerës gjatë emisionit sepse Donika jeton në Greqi dhe për shkak të letrave nuk mundi të vinte dot në shtëpi. Ajo u emocionua dhe e kuptoi menjëherë që ishte vajza e saj sepse ngjiste shumë me të. Një emocion i bukur kur nënë e bijë takohen pas 42 vitesh. Edhe Ardit Gjebrea u emocionua nga ky moment duke i dalë lot nga sytë. /tvklan.al

Ju sugjerojmë

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
Emisionet

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 6:49 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

18 Nëntor, 2025 6:18 pm
Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin
Sport

Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

18 Nëntor, 2025 5:52 pm
Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?
Rajoni

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

18 Nëntor, 2025 5:47 pm
Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria sjell shpirtin e madh të dikurshëm të Europës
Kryesore

Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria sjell shpirtin e madh të dikurshëm të Europës

18 Nëntor, 2025 5:43 pm
Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”
Politikë

Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”

18 Nëntor, 2025 12:10 pm
Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik
Kryesore

Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

18 Nëntor, 2025 11:29 am
Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët
Kryesore

Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët

18 Nëntor, 2025 11:18 am
Para
Bush uron Biden dhe kërkon nga Trump të njohë rezultatin

Bush uron Biden dhe kërkon nga Trump të njohë rezultatin

CNN: Dhëndri dhe bashkëshortja kanë këshilluar Trump të njohë rezultatin

CNN: Dhëndri dhe bashkëshortja kanë këshilluar Trump të njohë rezultatin

Koronavirusi në Greqi, izolohet Selaniku

Greqi/ Shënohet dita me më shumë viktima nga pandemia

TE FUNDIT

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
18 Nëntor, 2025

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me Shtabin e Emergjencave në Lezhë për të analizuar situatën e krijuar...

Lexo më shumë

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
18 Nëntor, 2025

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin prej orëve të para të ditës së sotme kanë krijuar problematika në disa...

Lexo më shumë

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
18 Nëntor, 2025

Në pjesën e parë të emisionit u transmetuar intervista e kryetarit të PD, Sali Berisha. Në pjesën e dytë të...

Lexo më shumë

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
18 Nëntor, 2025

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka deklaruar se është i gatshëm të ndërmarrë sulme ajrore ndaj Meksikës, nëse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com