Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërkon transplant mëlçie, Ministria e Shëndetësisë ngre duart lart

2015/11/02 at 1:52 PM
në -Shëndeti, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërkon transplant mëlçie, Ministria e Shëndetësisë ngre duart lart

Kristi Maze 10 vjeçari nga Pogradeci, (fotoja e të cilët po qarkullon gjithandej në rrjetet sociale), është në gjendje shumë kritike për jetën. Ai vuan nga “Cirroze Hepatike”, pasojë e okluzionit të venave suprahepatike, njohur ndryshe si sindromi Budd-Chiari. Nëna e tij, Valbona Maze flet për Opinion.al dhe natyrisht kërkon ndihmë nga instancat shtetërore, që të shpëtojnë jetën e djalit të saj. Kristit i duhet bërë një transplant mëlçie, që kushton 100-250 mijë euro( varet nga vendi ku do kryhet transplanti), të ardhura të cilët prindërit e tij nuk i kanë. Familjarët kanë hapur një numër llogarie në bankë dhe ata që kanë mundësi ti ndihmojmë, le ta bëjnë këtë gjë për të shpëtuar një jetë…

Znj. Valbona si nisën problemet e Kristit?

Para një viti ai ishte mirë, në shtator kaloi një të ftohtë dhe ne çuam në spital në Pogradec aty ku jetojmë.

Nuk e kuptuan çfarë kishte?
Ata thonin vetëm se ishte me të ftohtë. E nxorrëm nga spitali dhe shkuam në shtëpi, sikur u bë më mirë. Dilte luante më shokët, shkonte në shkollë rutina e tij e zakonshme. Një natë më tha më dhëmb barku dhe të nesërmen e çova spital. Mjekët e Pogradecit më sugjeruan ta sillja në Tiranë. Kur erdhëm këtu ai ra në gjendje kome dhe e mbajtëm për dy javë në reaminacion.

Si ishte gjendja tij, kur doli nga koma?

Shumë keq nuk reagonte, kishte shumë dhimbje.

Nga se shkaktohet kjo sëmundje çfarë thonë mjekët?

Është trompozë në mëlçi, mpiksje gjaku dhe ajo jep fryrje dhe ujë.

Sa kohë keni në Pavionin e Pediatrisë?

Kemi tre muaj që jemi këtu, por gjatë kësaj kohe e kemi çuar edhe në Greqi. Atje u kurua pak ditë, por mjekët sugjeruan një transplant që kushton shumë shtrenjtë dhe që ne nuk e përballojmë dot.

Po çfarë thonë mjekët, si është shëndeti i tij përmirësohet, përkeqësohet. Çfarë ndodh me të?
Sa vete dhe përkeqësohet, ka shumë dhimbje dhe sidomos në darkë.

Në momentin që ky ujë i del nga Kristi bëhet më mirë?

Kohë më parë kur ia hiqnim ujin nga mëlçia, ishte pak më mirë madje edhe dilte luante pak me shokët, tani është shumë keq sa vete dhe përkeqësohet.

Po ju me çfarë merreni, keni fëmijë të tjerë?

Kam edhe një vajzë më të vogël se Kristi. Burri im punon në Greqi, por vete e vjen sepse me pasaportën 3 mujore nuk mund të bësh punë stabël. Edhe ato që fiton I lemë lart e poshtë rrugëve dhe nëpër spitale.

Është ofruar dikush për t’iu ndihmuar?

Deri tani asgjë, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë na thanë që nuk kanë ç’të bëjnë, nuk merremi me ju, ndërkohë që operacioni duhet të bëhet sa më shpejt.

Në rast se ky transplant nuk bëhet çfarë thonë mjekët, çfarë do të ndodhë me Kristin?

Në rast se nuk bëhet…

Ju sugjerojmë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

3 Qershor, 2025 11:12 pm
Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
-U tha në Opinion

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

3 Qershor, 2025 11:00 pm
Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
-U tha në Opinion

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

3 Qershor, 2025 10:46 pm
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

3 Qershor, 2025 10:33 pm
Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet
Bota

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

3 Qershor, 2025 10:26 pm
Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
Rajoni

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

3 Qershor, 2025 10:14 pm
Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut
Bota

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

3 Qershor, 2025 9:51 pm
“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
Politikë

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale

3 Qershor, 2025 9:33 pm
Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët
Bota

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët

3 Qershor, 2025 9:26 pm
Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje
Aktualitet

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

3 Qershor, 2025 9:06 pm
Para
Kush qëlloi me vezë mbi Edi Ramën?

Kush qëlloi me vezë mbi Edi Ramën?

Studentët në komisariat: Lironi shokët tanë, po dhunohen

Vajza që mendohet se lëshoi vezët mbi Ramën, ja statusi i saj i fundit ne Facebook!

Vajza që mendohet se lëshoi vezët mbi Ramën, ja statusi i saj i fundit ne Facebook!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
3 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë njoftoi ditën e sotme se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në samitin...

Lexo më shumë

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
3 Qershor, 2025

Xhevrije Satka është një shqiptare e lindur në Stamboll, por që një pjesë e zemrës së saj ka qenë gjithmonë...

Lexo më shumë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
3 Qershor, 2025

Emisioni Opinion mbrëmjen e sotme trajtoi temën e të huajve që jetojnë në Shqipëri. Ata janë të kombësive të ndryshme,...

Lexo më shumë

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
3 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka gjetur armën e përdorur nga 21-vjeçari, që plagosi të miturin dy ditë më parë (1 qershor),...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com