Pritet të mbëhet sot në orën 9:00 seanca gjyqësore në Apel për ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, për heqjën e masës së arrestit në shtëpi.
Ka qenë Berisha që përmes avokatëve të tij ka ankimuar vendimin e GJKKO-së të datës 30 dhjetor 2023, që e la në arrest shtëpie, ndërsa kërkon një masë më të butë.
Kujtojmë se një ditë më parë, Berisha u paraqit për herë të parë në SPAK.
Pas daljes nga SPAK, Berisha tha për mediat se do të shkojë në institucionet e drejtësisë sa herë që të thirret, ndërsa hodhi akuza ndaj SPAK.