Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërkon ilaç për gjurin, në farmaci shitet pa pullë e me çmim të lartë

2021/06/21 at 9:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërkon ilaç për gjurin, në farmaci shitet pa pullë e me çmim të lartë

Fadil Daja pas një problemi në gju i është drejtuar Spitalit të Traumës, ku ka marrë një recetë me medikamentin Sinovial 64 mg. Kur i është drejtuar farmacive, çmimi ka qenë i lartë dhe ndryshonte nga një farmaci në tjetrën.

“Kam probleme me gjurin dhe shkova në spitalin ushtarak. Më vizitoi dhe tha nuk ke thyerje, ke vetëm mungesë lëngjesh. Më tha do të jap dy ilaçe. Dhe më tha do i marrësh tek farmacia”, tha ai.

Disa farmaci nuk e kishin fare këtë medikament, ndërsa ato e që e kishin, e shisnin pa pullë dhe 23 mijë deri në 28 mijë lekë të reja.

“Vajta atje, e pyeta dhe më tha që kushtojnë 280 mijë lekë. Po vitamina? 75 mijë lekë. Sinovial. Vetëm ajo bënte 280 mijë lekë. Farmacistja më tha që ato janë kontrabandë, nuk i kemi, vetëm me porosi. Vajtëm në disa farmaci dhe tek depot qendrore ekzistonte ajo, me çmime diku nga 280 dikush thonte 300”, u shpreh i moshuari.

Fadili thotë, se në këto kushte, nuk mund të blinte ilaçin e nevojshëm, ndaj e siguroi përmes të afërmve në Itali për vetëm 20 euro.

“E lashë blerjen këtu, shyqyr që i porosita nga jashtë. Nga Italia ato ishin 20 Euro”, u shpreh më tej ai.

“Stop” provoi të kërkonte nëpër farmaci Sinovial 64 mg, por funksiononte vetëm me porosi dhe pa pullën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gazetari: Doja të pyesja për “Synovial”?

Farmacistja: Këtu nuk e kemi, do ta marr me porosi.

Gazetari: Ka mungesë tregu, apo nuk e kërkon njeri?

Farmacistja: Për Zotin, ngaqë nuk është se ecën aq shumë dhe sidomos te ne farmacitë këtej. Ngaqë janë ato ngjitur. Kam frikë, se më skadojnë dhe e bëjmë me porosi.

Gazetari: Sa kushton?

Farmacistja: 230 mijë lekë shkon, me ta bo porosi dhe për nja gjysmë ore vjen.

Farmacia 2

Gazetari: Synovial 64?

Farmacistja: Vijnë me porosi. 230, për gjysmë ore të vjen.

Farmacia 3

Gazetari: Ke Synovial 65?

Farmacistja: Jo!

Gazetari: Ka mungesë tregu, apo..?

Farmacistja: Është në mungesë.

Gazetari: E gjej kështu vërdallë?

Farmacistja: Vështirë! Vetëm me porosi, po është 220 mijë lekë më duket një ampulë.

Gazetari: Do flas me doktorin!

Farmacistja: Po ke njerëz jashtë, blije jashtë!

Gazetari: Po jashtë sa kushton?

Farmacistja: Epo tani po më kërkon shumë, tani unë nuk e di.

(Ilaçi shitet pa pullën e ministrisë)

Farmacia 1

Farmacistja: Synovial, 230 mijë lekë.

Qytetarja: Ça prodhimi është?

Farmacistja: Italian, italian, vetëm ky është Synovial.

Qytetarja: Eshtë kaq shtrenjtë, se ka mungesë?

Farmacistja: Jo, jo ky është çmimi. Nuk ka qenë ndonjëherë me pullë shteti, janë disa ilaçe, që vijnë pa pullë.

Farmacia 2

Farmacistja: Synovial? Çfarë doze?

Qytetarja: 64 mg!

Farmacistja: Është 250 mijë lekë.

Qytetarja: Çfarë prodhimi është?

Farmacistja: Synovial, një është, ma jep ta shoh! Ky është Italian.

Qytetarja: Po këtë pullën e Ministrisë, nuk e ka?

Farmacistja: Është integrator.

Farmacia 3

Qytetarja: Sa kushton?

Farmacistja: 230! (mijë lekë)

Qytetarja: Ça prodhimi është?

Farmacistja: Italian!

Qytetarja: Këtë pullën nga Ministria?

Farmacistja: Është me Tvsh.

Farmacia 4

Farmacistja: Përgatitu, ky është injeksioni, të tjerët pastaj variojnë më shtrenjtë, ky është më i liri.

Farmacia 5

Farmacistja: 200 mijë lekë 2 copë, 100 mijë lekë copa, me e ble te depot primare, mos me marr përqindje ne. Mjerë kujt i bie!/ Tv Klan

Etiketa: farmaciIacestop

Ju sugjerojmë

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime
Aktualitet

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime

23 Dhjetor, 2025 12:15 pm
Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD
Kryesore

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

23 Dhjetor, 2025 11:26 am
Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
Aktualitet

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

23 Dhjetor, 2025 9:34 am
Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

23 Dhjetor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

23 Dhjetor, 2025 7:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23 Dhjetor, 2025 7:56 am
Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
-U tha në Opinion

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

22 Dhjetor, 2025 10:50 pm
Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
-U tha në Opinion

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

22 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 Dhjetor, 2025 10:00 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
Para
Heqja e kufizimeve, çfarë kërkohet për të udhëtuar drejt Greqisë

Heqja e kufizimeve, çfarë kërkohet për të udhëtuar drejt Greqisë

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Olimpiada, kufizohet në 10 mijë numri i spektatorëve në stadiume

Olimpiada, kufizohet në 10 mijë numri i spektatorëve në stadiume

TE FUNDIT

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime
23 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me komunitetin e biznesit. Ai foli për Paqen Fiskale, ku tha...

Lexo më shumë

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD
23 Dhjetor, 2025

Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Fidel Kreka, janë përjashtuar...

Lexo më shumë

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
23 Dhjetor, 2025

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar...

Lexo më shumë

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
23 Dhjetor, 2025

Pallate të lashta, dete të kristalta dhe plazhe të pazbuluara me çmime të përballueshme – ekspertët tanë të udhëtimit rekomandojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com