Politikë

Kërkon drejtimin e PD, Kadilli: Më e keqja ndodhi, koha të jemi të vërtetë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:01 - 12/05/21 |
Opi Nion

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, u është drejtuar demokratëve ditën e sotme me një mesazh.

Nëpërmjet një video në rrjetet sociale, Kadilli nuk i ka kursyer kritikat për kryedemokratin Lulzim Basha.

Teksa kujtojmë se ky i fundit është vetëkandiduar për të qenë kryetar i PD-së, në video pohon se: “Është koha të jemi të vërtetë me veten si demokratë. Të ofrojmë një qasje të re. Një projekt të ri politik për Partinë Demokratike. Një opozitë të re. Për të gjithë. Me të gjithë.”

Gjithashtu në fjalën e të vetëkandiduarit për kryetar të Partisë Demokratike, vihet re se thuhet që të gjitha mëdyshjet dhe shqetësimet që i ngritën liderit Basha, ranë në një vesh shurdhër.

Sipas Kadilliit më e keqja ndodhi, pasi sipas tij në krye të qeverisë u konfirmua një lider diabolik.

REAGIMI I KADILLIT
“Demokratë dhe mbështetës të PD, më e keqja ndodhi. Një kundërshtar diabolik u rikonfirmua në qeveri. Ne demokratët e shohim veten përsëri në opozitë. Hymë në këto zgjedhje me shpresë, por bashkë me shpresën nxirrte kokë dhe dyshimi se nuk ishte bërë sa duhet.

Cili demokrat nuk u shqetësua deri në lodhje nga vonesat e lidershipit, nga mungesa e ekipeve politike në terren? Cili demokrat nuk u lodh deri në rraskapitje nga paqartësitë e lidershipit? Nga mungesa e informacionit për çdo vendim të rëndësishëm? Cili demokrat nuk u rraskapit deri në stërmundim pse nuk u mobilizuan gjithë energjitë, gjithë faktorët dhe gjithë individët që mund të sillnin ndryshimin?

Të gjitha dyshimet tona, që i ngritëm me ndershmëri mes nesh, nga anëtari më i thjeshtë, te drejtuesit e degëve e deri në qendër, janë sot pasqyra ku shohim fytyrën e humbjes. Të gjitha mëdyshjet dhe shqetësimet që i ngritëm liderit, me besnikëri, që të na dëgjohej zëri, ranë në një vesh shurdhër. Ato janë sot, kjo e sotme pa të ardhme të qartë. Kundërshtari është ai që është: një dhe i pandryshueshëm. Por, nuk është koha për t’u fshehur pas diabolizmave, hileve dhe arrogancës së tij.

Ai ashtu është dhe ashtu do të jetë përsëri. Edhe në përballjen e radhës edhe në zgjedhjet e tjera, ndryshimin e kundërshtarit e bëjmë duke ndryshuar së pari vetë. Duke bërë pyetjen: a duhet të ndryshojmë diçka apo të vazhdojmë kështu se jemi mirë? Është koha të jemi të vërtetë me veten si demokratë. Të ofrojmë një qasje të re. Një projekt të ri politik për Partinë Demokratike. Një opozitë të re. Për të gjithë. Me të gjithë. Gjithkund dhe gjithherë. • #PartiaDemokratike #PD #FatbardhKadilli #Shqiperia #Zgjedhje #ProjektiShpreses #Albania #election

Pas