Aktualitet

Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli jep vendimin për Ardian Çapjan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:00 - 24/05/21 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka refuzuar kërkesën e Ardian Çapjas, për masë më të butë sigurie, duke e lënë atë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Përmes avokatit të tij, Ardian Çapja ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshimin e masës,me pretendimin se mungojnë provat.

Ardjan Çapja u arrestua nga polica më 29 mars, ndërsa në kërkim është shpallur Florenc Çapja. Arrestimi i Ardian Çapjas ndodhi pak ditë më parë gjatë operacionit të koduar “Krasta 2021” për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012.

Akuzat kundër tyre janë “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër dy personave, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”, “Grup i strukturuar” kriminal dhe Kryerja e veprave penale në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Çapja njihet si një person me ndikim në qytetin e Elbasanit, dhe i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Ardjan Çapja u ka mbijetuar 4 atentateve, i fundit i ndodhur në qershor 2020./Opinion.al

Pas