Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e dhëndrit të Sali Berishës Jamarbër Malltezit për shfuqizimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”.
Mësohet se avokatët e Malltezit kanë kërkuar shfuqizim të masës së sigurimit me pretendimin se masa e marrë ndaj klientit të tyre bie ndesh me prezumimin e pafajësisë.
Dhëndri i Sali Berishës ndodhet në arrest shtëpie që prej Nëntorit të vitit 2023, i cili është marrë i pandehur nga GJKKO pasi akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave.