Për të dytën herë, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka.
Vendimi është marrë ditën e sotme, nga gjykatësja Rudina Palloi.
“Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit. Kjo kërkesë iu kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës”, thuhet në vendim.
Kjo kërkesë u bë nga avokatët në seancën e djeshme, me argumentin se kjo gjyqtare është shkarkuar në vitin 1996, kur në krye të KLD së kohës ishte Sali Berisha.
Në këto kushte pritet që seancën e sotme në orën 11:00, për masën e sigurisë ndaj tij “arrest shtëpie”, vendimi do të merret nga gjyqtarja Irena Gjoka.