Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë sërish në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.
Fredi Beleri këtë të hënë kërkoi sërish lirimin e tij.
Kjo është e disata herë që Beleri kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në një masë më të lehtë.
Beleri mbahet në burg që prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave në prag të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.
Prokuroria e akuzon Belerin se u ka dhënë 40 mijë lekë të reja 8 qytetarëve për te votuar në favor të tij gjatë zgjedhjeve lokale.
Në Gjykatën e Posaçme ishte të pranishëm dhe ambasadorja greke, Kostandina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.