Aktualitet

Kërkoi informacion për ministrat, SPAK i kthen përgjigje Presidentit Meta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:12 - 14/09/21 |
Opi Nion

Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta lidhur me kërkesën e tij të disa ditëve më parë për verifikimin e emrave të ministrave të kabinetit “Rama 3”.

Mësohet se SPAK ka deklaruar se asnjë prej emrave të ministrave të propozuar nuk është person nën hetim.

“Asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme,” -thuhet në përgjigjen e SPAK.

E njëjta përgjigje në adresë të presidentit shkoi edhe një ditë më parë nga Prokuroria e Përgjithshme e cila deklaroi se të zgjedhurit e Ramës nuk janë nën hetim.

Kërkesa e Presidentit Meta është bërë për të evidentuar nëse ndonjë prej emrave të propozuar si ministra janë duke u hetuar apo jo nga Prokuroria.

Emrat e ministrave të propozuar nga Kryeministri Edi Rama

* Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
* Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
* Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
* Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
* Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
* Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi

* Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
* Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
* Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
* Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
* Ministre e Kulturës Elva Margariti
* Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro

4 ministra shteti
* Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
* Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
* Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
* Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve/ Opinion.al

Pas