Aktualitet

Kërkoi favore seksuale, shkarkohet gjyqtari i Fierit, Roland Hysi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:08 - 11/10/21 |
Opi Nion

KLGJ ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Roland Hysi, duke pranuar kërkesën e kreut të ILD, Artur Metani, për shkarkimin e tij.

Hysi, akuzohet për korrupsion ndërsa është dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda më 17 tetor të 2019-ës me 4 vite e 6 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi ulje dhe u dënua me 3 vite burg.

Po ashtu gjykata vendosi t’i heqë gjyqtarit Hysi të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vitet e ardhshme.

Gjyqtari u ndëshkua pas publikimit të një video skandali në emisionin investigativ “Stop” ku kërkonte ryshfet dhe favore seksuale ndaj një gruaje të divorcuar nga bashkëshorti, me të cilin ishin në proces gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës.

Po ashtu ai i mori gruas në fjalë edhe 500 euro me premtimin se do të merrte edhe 500 të tjera në mbyllje të gjyqit. Në pranga ra edhe psikologia Elona Meçani, e cila bënte rolin e sekseres.

Pas