Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 4 vjet dhe 6 muaj heqje lirie ish-gjyqtarin e Fierit Roland Hysin, nën akuzën për korrupsion.
Dënimi i dhënë këtë të enjte nga Gjykata do të reduktohet në 3 vjet për shkak të gjykimit në formë të shkurtuar.
Gjithashtu bëhet e ditur se ish-gjyqtarit i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike deri në 5 vjet.
Hysi është hetuar në masën e arrestit me burg që prej Janarit të këtij viti, pas publikimit të video-përgjimit të emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ku ai shfaqej duke kërkuar favore seksuale një gruaje të cilës në këmbim do t’i jepte kujdestarinë e fëmijëve./Opinion.al/