Është shtyrë sërish vendimi për ish- kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.
Ka qenë Kolegji i Posaçëm i Apelimit i cili e ka shtyrë më datë 3 gusht vendimin.
Ndër të tjera gjatë seancës KPA shtë shprehur se hetimet do të vijojnë dhe kanë kërkuar dokumente shtesë nga Hajdarmataj.
Kujtojmë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, ish-Prokurorin e krimeve të rënda, tashmë Prokuror në Tiranë. Ndërsa, ONM sugjeroi shkarkimin e tij nga detyra./Opinion.al