Kronikë

Kërkohet në Turqi si gylenist, Gjykata e Tiranës dënon me burg Simsek


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:40 - 27/01/20 |
Opi Nion

Gjykata e Tiranës ka dënuar ditën e sotme me 18 muaj burg shtetasin turk Selami Simsek, i akuzuar për “falsifikim të dokumenteve”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të kalojë 12 muaj pas hekurave.

Simsek u arrestua në Rinas në përpjekje për të udhëtuar drejt Kanadasë me një vizë false, ndërsa akuzohet nga autoritetet turke se është mbështetës i klerikut Gylen.

Në të njëjtën ditë me të u prangos edhe mësuesi turk, Harun Celik, i cili u deportua në mënyrë të dyshimtë nga autoritetet shqiptare drejt Turqisë në 2 janar 2020./ Opinion.al

Pas