Gjykata e Tiranës ka dënuar ditën e sotme me 18 muaj burg shtetasin turk Selami Simsek, i akuzuar për “falsifikim të dokumenteve”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të kalojë 12 muaj pas hekurave.
Simsek u arrestua në Rinas në përpjekje për të udhëtuar drejt Kanadasë me një vizë false, ndërsa akuzohet nga autoritetet turke se është mbështetës i klerikut Gylen.
Në të njëjtën ditë me të u prangos edhe mësuesi turk, Harun Celik, i cili u deportua në mënyrë të dyshimtë nga autoritetet shqiptare drejt Turqisë në 2 janar 2020./ Opinion.al