Kronikë

Kërkohen për vrasjen e Artan Cukut, arrestohen në Greqi Jambelli dhe Leci



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:53 - 14/07/22 |
Opi Nion

Në një kohë që në Shqipëri janë dy nga personazhet me të kërkuar dhe vijojnë të gjykohen në mungesë për vrasjen e komisarit Artan Cuku, Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci, u arrestuan një ditë më pare në Greqi për përfshirje në një përplasje me armë të ndodhur në janar në një furrë buke në Voula, ku u plagosën 5 persona.

Jambelli dhe Leci akuzohen si porositësit e vrasjes së kryekomisarit. Në burg vijon të mbetet vetëm ekzekutori Mikel Shallari, i cili kishte marrë përsipër që të kryente vrasjen kundrejt një pagese prej 20 mijë eurosh.

Kjo është hera e dytë që ata arrestohen. Në 2019 pala greke ka refuzuar ekstradimin e Jambellit pasi pretendonte se në Shqipëri iu rrezikohej jeta.

Ata rrezikojnë dënimin me burgim të përjetshëm si porositës dhe organizator të vrasjes së Artan Cukut poshtë banesës në Tiranë në prill të 2017-ës, teksa procesi në vendin tonë është shoqëruar me zvarritje.

Policia greke ka njoftuar se gjatë operacionit për arrestimin e Jambellit dhe Lecit në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan  iu gjetën armë zjarri, pajisje valë bllokuese, mbi 10 mijë euro dhe sende të tjera të paligjshme./Tv Klan

Pas