Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.
Mësohet se i riu nga Rrësheni akuzohet për “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, “Armëmbajtja pa leje” dhe”Kërcënim i nëpunësit publik”.
Për shqiptarin e identifikuar me inicialet R.N, Gjykata Chieti në Itali ka dhënë masën e arrestit me burg. Ndërkohë, pas arrestimit do të nisin procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit drejt Italisë./Opinion.al