Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kërkohej armëpushim e lejimi i ndihmave”/ SHBA bllokon rezolutën për Gazën në OKB

2025/06/05 at 2:58 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi i Iranit, Izraeli i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbledhje urgjente

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vunë veton një projektrezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte një “armëpushim të menjëhershëm, pa kushte dhe të përhershëm” midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Gaza dhe qasje të papenguar në ndihma në të gjithë enklavën e shkatërruar nga lufta.


14 vendet e tjera në këshill votuan në favor të draftit, ndërsa kriza humanitare ka përfshirë enklavën me më shumë se 2 milionë banorë, ku uria kërcënon jetën e tyre.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta, ne nuk do të mbështesim asnjë masë që nuk dënon Hamasin dhe nuk bën thirrje që ai të çarmatoset. Në muajt e fundit, Hamasi ka hedhur poshtë propozime të shumta për armëpushim, përfshirë një të fundit që do të siguronte një rrugë për t’i dhënë fund këtij konflikti dhe për të liruar 58 pengjet e mbetura. Kjo rezolutë minon përpjekjet diplomatike për të arritur një armëpushim. I bëjmë thirrje OKB-së dhe OJQ-ve që të mbështesin Fondacionin Humanitar të Gazës për ta ndihmuar atë të ofrojë ndihmë në mënyrë të sigurt”, tha ambasadorja e SHBA në OKB, Dorothy Shea.

Izraeli ka hedhur poshtë thirrjet për një armëpushim të pakushtëzuar, duke thënë se Hamasi nuk mund të qëndrojë në Gaza. Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, u tha anëtarëve të këshillit që votuan në favor të draftit se ata zgjodhën një rrugë që nuk çon në paqe por në më shumë terror.

Ndërkaq, Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) nuk do të rifillojë menjëherë shpërndarjen e ndihmave në territorin e shkatërruar nga lufta pas një mbylljeje njëditore të mërkurën, duke thënë se operacionet do të rifillojnë kur të përfundojnë punimet e mirëmbajtjes dhe riparimit në vendet e shpërndarjes.

Në një deklaratë thuhet se “vendet e saj të shpërndarjes nuk do të hapen” të enjten dhe se do të “ndajë informacion mbi orarin e hapjes sapo të përfundojë puna”. Fondacioni gjithashtu u bëri thirrje fuqimisht kërkuesve të ndihmës që udhëtojnë drejt vendndodhjeve të përcaktuara nga ushtria izraelite për të “siguruar kalim të sigurt”.

Ndërkaq një hetim i kryer nga CNN tregon se ushtria izraelite hapi zjarr ndaj palestinezëve pranë një vendi të ngritur nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) në Rafah ndërsa ata po përpiqeshin të merrnin ushqim të dielën e kaluar. Bazuar në dëshminë e njerëzve trupat izraelite qëlluan mbi turmat me breshëri armësh ku humbën jetën 27 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Ndërkohë trupat e dy pengjeve izraelito-amerikane të rrëmbyera nga Hamasi më 7 tetor u gjetën në Gazën jugore gjatë një operacioni ushtarak, sipas një deklarate nga ushtria izraelite. Judy Weinstein-Haggai, 70 vjeç, dhe Gadi Haggai, 72 vjeç, u vranë pranë shtëpisë së tyre në Kibbutz Nir Oz gjatë sulmit të Hamasit në Izraelin jugor në vitin 2023. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë u shpreh se puna për të gjetur pengje të tjerë do të vijojë. Klan News



Ju sugjerojmë

Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza
Bota

Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza

29 Korrik, 2025 3:56 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Pse po përshkallëzohen luftërat që Trump premtoi se do t’i përfundonte?

29 Korrik, 2025 3:54 pm
Përafrimi me BE, ndryshime në ligjin për konsumatorin
Aktualitet

Përafrimi me BE, ndryshime në ligjin për konsumatorin

29 Korrik, 2025 3:47 pm
Holanda u ndalon hyrjen dy ministrave izraelitë për shkak të Gazës
Bota

Holanda u ndalon hyrjen dy ministrave izraelitë për shkak të Gazës

29 Korrik, 2025 3:34 pm
Akuzat e SPAK/Kryemadhi: Firmosëm që s’jemi dakord! Nënën ma quajtën ‘pastuese’..
Aktualitet

Akuzat e SPAK/Kryemadhi: Firmosëm që s’jemi dakord! Nënën ma quajtën ‘pastuese’..

29 Korrik, 2025 3:19 pm
Turneu në Preshevë/ Duka: Të promovojmë futbollin e të motivojmë fëmijët të luajnë
Kryesore

Turneu në Preshevë/ Duka: Të promovojmë futbollin e të motivojmë fëmijët të luajnë

29 Korrik, 2025 3:05 pm
Sulmet izraelite në Gaza, sot 31 të vdekur/ 10 humbën jetën teksa prisnin ndihmat
Bota

Mbi 60.000 palestinezë të vrarë gjatë luftës në Gazë

29 Korrik, 2025 2:55 pm
Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit
Aktualitet

S’paguan gjobë ai që../ Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve të lajë makinat në trotuare

29 Korrik, 2025 2:44 pm
Kodi i ri Penal, Çela: Rrezikon të minojë mirëfunksionimin e drejtësisë, thellon..
Aktualitet

Kodi i ri Penal, Çela: Rrezikon të minojë mirëfunksionimin e drejtësisë, thellon..

29 Korrik, 2025 2:28 pm
Tiranë/Kapet kreu i një organizate kriminale i dënuar me 18 vite burg. Tentoi..
Aktualitet

Tiranë/Kapet kreu i një organizate kriminale i dënuar me 18 vite burg. Tentoi..

29 Korrik, 2025 2:05 pm
Para
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
















TE FUNDIT

Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza

Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza
29 Korrik, 2025

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më...

Lexo më shumë

Pse po përshkallëzohen luftërat që Trump premtoi se do t’i përfundonte?

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
29 Korrik, 2025

Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump premtoi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë ditën e parë të presidencës së...

Lexo më shumë

Përafrimi me BE, ndryshime në ligjin për konsumatorin

Përafrimi me BE, ndryshime në ligjin për konsumatorin
29 Korrik, 2025

Ligji për mbrojtjen e konsumatorit po ndryshon rrënjësisht duke u përafruar me ligjet e Bashkimit Europian. Ministria e Ekonomisë, Kulturës...

Lexo më shumë

Holanda u ndalon hyrjen dy ministrave izraelitë për shkak të Gazës

Holanda u ndalon hyrjen dy ministrave izraelitë për shkak të Gazës
29 Korrik, 2025

Ministria e Jashtme e Holandës njoftoi se do ua ndalojë hyrjen në shtet dy ministrave izraelitë të ekstremit të djathtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com