Ende nuk ka asnjë gjurmë për trupat e Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj, të cilët dyshohen se janë mbytur në lumin Buna.
Mësohet se për gjetjen e trupave janë po kryen kërkime dhe në Malin e Zi, pasi dyshohet se rrjedha e lumit mund t’i ketë çuar trupat përtej kufirit shqiptar.
Ekipet e Maliti të Zi filluan kërkimet pas kërkesës së bërë nga ministri i Brendshëm Taulan Balla. Pritet që kërkimeve në vendin tonë t’iu bashkohen edhe Forcat e Armatosura.
Deri më tani është gjetur vetëm trupi i 9-vjeçares. Ndërkohë, policia ka arrestuar bashkëshortin e Alma Arrazit, i cili ushtronte dhunë mbi të dhe fëmijët. Dyshohet se për shkak të dhunës nga bashkëshorti, 39-vjeçarja vendosi të ndërmarrë aktin e rëndë, duke u hedhur së bashku me tre fëmijët nga ura e Lumit Buna.