Bota

Kërkesa të reja për vaksinim në SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:41 - 05/11/21 |
Opi Nion

Rregullat e reja të nxjerra nga Qeveria amerikane kërkojnë që dhjetëra miliona amerikanë, që punojnë në kompani me 100 ose më shumë punonjës, të vaksinohen plotësisht kundër koronavirusit deri në fillim të vitit 2022 ose të testohen çdo javë.

Rregullat, që do të hyjnë në fuqi më 4 janar, do të zbatohen për rreth 84 milionë punëtorë në biznese të mesme dhe të mëdha.

Ato do t’i detyrojnë kompanitë të kërkojnë që punëtorët e pavaksinuar të rezultojnë negativë për koronavirusin së paku një herë në javë dhe të mbajnë maskë gjatë punës.

Rregulla më të rrepta do të zbatohen për 17 milionë njerëz të tjerë që punojnë në shtëpi të pleqve, spitale dhe vende të tjera të kujdesit shëndetësor.

Ata nuk do të kenë opsionin e testimit – ata do të duhet të vaksinohen ose të humbin punën e tyre.

Disa guvernatorë republikanë thonë se Shtëpia e Bardhë po e tejkalon autoritetin e saj dhe janë zotuar se do t’i luftojnë në gjykatë rregullat e reja.

Në Shtetet e Bashkuara, aktualisht, afro 60 për qind e popullatës është e vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit. Ky vend ka regjistruar mbi 751,000 viktima dhe mbi 46 milionë raste të të infektuarve./ REL

Pas