Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërkesa për 80 milionë USD borxh, Tabaku: Nxjerr zbuluar qeverinë

2020/08/26 at 11:43 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Klientët e Ramës, përfituesit më të mëdhenj të garancisë sovrane”

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas kërkesës së dërguar nga qeveria në Bankës Botërore, ku i kërkohet 80 milionë USD hua me arsyetimin e manaxhimit të riskut të PPP-ve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se kjo kërkesë zbulon mashtrimet e qeverisë në lidhje me borxhin publik dhe mbi riskun e PPP-ve.

Sipas ish-deputetes, “buxheti i shtetit i zhytyr në detyrime karshi PPP-ve po dështon të implementojë detyrimin që ka ndaj shqiptarëve. Mirëmbajtja e rrugëve të ndërtuara me taksat e shqiptarëve është në nivele alarmante pasi qeveria ka hequr dorë në 7 vite nga investimi në infrastrukturë.”

Më tej, Tabaku shkruan se qeveria po shpenzon taksat e qytetarëve duke favorizuar oligarkët.

Reagimi

Fantazma e PPP-ve dhe shpëtimi shqiptarëve

Ka një rrezik që i vërvitet prej 7 vitesh buxhetit të shtetit dhe xhepave të shqiptarëve dhe ai quhet PPP. Kemi ngritur alarmin për këtë rrezik dhe falimentin që rrezikon Shqipëria dhe xhepi i çdo shqiptari duke u përballur me arrogancën e qeverisë. Nuk kemi qenë të vetëm në këtë prognozë por edhe institucione me rëndësi dhe peshë si FMN dhe BB kanë këmbëngulur për rrezikun e iminent që kanë detyrimet e krijuara prej PPP-së ndërsa qeveria vazhdonte të mohonte njësoj si gomari që po shqyhej nga ujku.

Ironikisht këto ditë qeveria ka dërguar një kërkesë pranë Bankës Botërore për të marrë një hua prej 80 mln USD me arsyetimin e manaxhimit të riskut të PPP-ve. Kjo lëvizje tërësisht hipokrite nxjerr zbuluar qeverinë në gënjeshtrat e saj të pacipa në lidhje me borxhin publik dhe mbi të gjitha riskun e PPP-ve. Njëkohësiht tregon edhe qëllimin e saj për të aplikuar për fonde dhe borxhe të panevojshme që rëndojnë xhepat e shqiptarëve. Ky borxh prej 80 mln USD mund të përdorej për kërkesa të tjera në shërbim të buxhetit nëse PPP-të do të mirëmanaxhoheshin siç ne si opozitë kemi kërkuar vazhdimisht.

Përpos kësaj, buxheti i shtetit i zhytyr në detyrime karshi PPP-ve po dështon të implementojë detyrimin që ka ndaj shqiptarëve. Mirëmbajtja e rrugëve të ndërtuara me taksat e shqiptarëve është në nivele alarmante pasi qeveria ka hequr dorë në 7 vite nga investimi në infrastrukturë. Ajo po investon pafundësisht në këto 7 vite në xhepat e oligarkëve duke harxhuar kot më kot taksat e shqiptarëve.

Kjo histori do të marrë fund shumë shpejt! Taksat e shqiptarëve nuk do të shkojnë më në xhepat e oligarkëve për skemat e PPP-ve ndërsa Shqipëria varfërohet dhe buxheti është arka personale e kryeministrit. Shqipërisë i duhet një qeveri e përgjegjshme, që manaxhon taksat dhe investon në vepra të domosdoshme për shqiptarët dhe ekonominë e tyre. Shqiptarët kanë nevojë për një manaxhim financiar eficent në shërbim të ekonomisë së gjithsecilit.

Kanë nevojë për taksa të ulëta dhe investime inteligjente, kanë nevojë për një barrë fiskale të lehtësuar, për shpërndarjen e taksave të drejtë dhe incentivuese. Një ekonomi e shëndetshme që promovon punën, një buxhet i shëndetshëm që është arka e shqiptarëve dhe jo thesi ku fusin duart pesë apo gjashtë klientë./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

KAS vendos të rinumërojë votat në qarkun e Fierit
Aktualitet

KAS vendos të rinumërojë votat në qarkun e Fierit

9 Qershor, 2025 1:18 pm
Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
Aktualitet

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

9 Qershor, 2025 1:09 pm
Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
Aktualitet

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

9 Qershor, 2025 12:59 pm
Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
Aktualitet

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

9 Qershor, 2025 12:41 pm
Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Para
I kërkoi vetëdeklarim pasurie, Ibrahim Lici sfidon OFL

Grup kriminal dhe vrasje, OFL iu dërgon formularin gjashtë të dënuarve

Tensione në Mesdhe, Erdogan:Nëse Greqia do të paguajë një çmim, le të vijë

Tensione në Mesdhe, Erdogan:Nëse Greqia do të paguajë një çmim, le të vijë

Rama e Manastirliu inspektojnë ndërtimin e spitalit të ri

Rama e Manastirliu inspektojnë ndërtimin e spitalit të ri

TE FUNDIT

KAS vendos të rinumërojë votat në qarkun e Fierit

KAS vendos të rinumërojë votat në qarkun e Fierit
9 Qershor, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që të hapen kutitë e votimit për të gjithë qarkun e Fierit. Vendimi...

Lexo më shumë

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit. Në një konferencë me...

Lexo më shumë

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
9 Qershor, 2025

Policia Rrugore në Tiranë vijon kontrollet në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun. Konkretisht...

Lexo më shumë

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com