Anëtari i KQZ, Hysen Osmanaj deklaron se është jashtë kompetencave të KQZ, shtyrja e afatit për regjistrimin e koalicioneve.
Gjatë një interviste për Report TV, Osmanaj tha se një vendim i tillë shkel Kodin Zgjedhor. Ai i kërkoi forcave politike të mblidhen dhe të vendosin ndryshimin e kodit për këtë nen.
“Është jashtë kompetencave të KQZ për ta marrë atë vendim. Është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Ne nuk mund të marrim asnjë vendim. Jemi organi më i lartë i administrimit të zgjedhjeve dhe nuk mund të marrim asnjë vendim që të dalim në kundërshtim me Kodin Zgjedhor”, tha Osmanaj.
Paraditen e sotme PS-LSI kërkuan të shtyhet afati për regjistrimin e tyre si koalicion në zgjedhjet e 18 Qershorit. Dy partitë që qeverisin vendin me sa duket nuk kanë vendosur ende nëse do të vazhdojnë bashkë edhe 4 vitet e ardshme ndaj kërkuar ndihmën e KQZ për të shtyrë me disa ditë afatin e regjistrimit.