Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërkesa e PD dhe LSI për Presidentin Meta/ Ja çfarë thotë Kastriot Dervishi

2017/11/08 at 6:21 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkesa e PD dhe LSI për Presidentin Meta/ Ja çfarë thotë Kastriot Dervishi

PD-ja dhe LSI janë bërë bashkë në një kërkesë të fortë për presidentin e vendit. Deputetët e PD dhe LSI i janë drejtuar më një letër presidentit të vendit Ilir Meta, duke i kërkuar publikimin e të dhënave të mbledhjës së  Këshillit të Sigurisë, mbajtur me 11 nëntorin e shkuar nga Nishani. Por historiani Kastriot Dervishi ka publikuar disa të dhëna që duhen ditur në lidhje me deklasifikimin e dokumenteve.


Nga Kastriot Dervishi

Si bëhet deklasifikimi i dokumenteve

Disa deputetë të PD-së i kërkuan sot Presidentit të Republikës ndërmarrjen e veprimeve për deklasifikimin e dokumenteve të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare zhvilluar para një viti në lidhje me çështjet e kultivimin e lëndëve narkotike. Meqenëse jam marrë prej vitesh me trajtimin e këtyre çështjeve, për ata që kanë interes, mund të lexojnë si më poshtë.

Deklasifikimi është ndryshimi i autorizuar i statusit të informacionit nga iklasifikuar në të zakonshëm. Zhvlerësimi është zbritja një shkallë e nivelit të klasifikimit (p.sh. nga tepër sekret në sekret). Një dokument cilësohet i klasifikuar kur përmban nivelet e klasifikimit që janë: tepër sekret, sekret, konfidencial, i kufizuar; si dhe afatin përkatës.
Deklasifikimi si akt administrativ kolegjial bëhet me vendim të Komisionit për Deklasifikimin dhe Zhvlerësimin (KDZH), i cili formohet sipas VKM-së nr.124, datë 15.3.2001 “Për deklasifikimin e zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar sekret shtetëror, që ndodhen në rrjetin kombëtar të arkivave” dhe përbëhet nga së paku 5 veta. Kanë komisione deklasifikimi të gjitha institucionet që janë autoritete klasifikimi si dhe kanë arkiv, përkatësisht: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, SHISH, Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë.
Deklasifikimi nuk mund të ndodhë vetiu, d.m.th. me plotësim afatesh kohore, por vetëm me vendim të KDZH-së.

Si rregull, pritet që të mbarojë afati i klasifikimit e pastaj shqyrtohet në mund të kryhet apo jo deklasifikimi. Por neni 13 i ligjit nr.8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i jep të drejtë autoritetit deklasifikues që të marrë vendim edhe para afatit. Neni formulohet kështu: “Në raste të veçanta, informacioni i klasifikuar, mund të deklasifikohet kur publikimi i tij diktohet nga interesa shtetërorë më të rëndësishme se nevoja për ta mbajtur atë të klasifikuar”.
Konkretisht Presidenti i Republikës, pas kërkesës së deputetëve të PD-së, nëse e sheh të arsyeshme, mbledh KDZH-në, e cila merr shqyrton materialin dhe del me një vendim. Në rast se në dokumentet që kërkohet të deklasifikohen janë dorëzuar raporte me shkrim nga institucione të tjera (si p.sh. SHISH), duhet patjetër që në KDZH të bëjnë pjesë si anëtarë të jashtëm edhe përfaqësues të këtyre institucioneve. Në rast se jo, KDZH-ja e Presidentit është vendos për deklasifikimin, duke njoftuar DSIK-në pas vendimit.

Etiketa: deklasifikimi i dokumentavedervishikastriot dervishi


Ju sugjerojmë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Sulmi i Iranit, Izraeli i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbledhje urgjente
Bota

“Kërkohej armëpushim e lejimi i ndihmave”/ SHBA bllokon rezolutën për Gazën në OKB

5 Qershor, 2025 2:58 pm
Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
Aktualitet

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

5 Qershor, 2025 2:48 pm
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

KAS vendosi rinumërim e votave në Tiranë, Alimehmeti: Fati ndihmon kurajozët

5 Qershor, 2025 2:40 pm
VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova
Aktualitet

VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

5 Qershor, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Aktualitet

I dënuar për drogë/Policia i sekuestron në Kamzë, pasurinë me vlerën 500 mijë euro

5 Qershor, 2025 2:24 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Bloomberg: Trump i kërkon Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

5 Qershor, 2025 2:22 pm
Para
Video-Opinion/ Kulla: Bashkimi Europian është komplet i dobët dhe komplet pro serb

Kulla: Ja pse Edi Rama po e mbron Saimir Tahirin

Jonida Vokshi flet për Capital T

Kanë qenë në një lidhje? Ja çfarë thotë Jonida Vokshi për Kapitalin

Zyrtari amerikan: Turp që disa udhëheqës të Ballkanit priten në takime të nivelit të lartë

Zyrtari amerikan: Turp që disa udhëheqës të Ballkanit priten në takime të nivelit të lartë
















TE FUNDIT

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
5 Qershor, 2025

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës, Policia e Tiranë ka njoftuar për akset rrugore që bllokohen në...

Lexo më shumë

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
5 Qershor, 2025

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të aplikojnë në Fondin e...

Lexo më shumë

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
5 Qershor, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të hapë kutitë e votimit në qarkun e Dibrës. Do të rinumërohen në...

Lexo më shumë

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
5 Qershor, 2025

Lidhur me pretendimet e opozitës sa i takon zgjedhjeve të 11 Majit, të cilat i konsideron një “farsë”, ka komentuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com