Aktualitet

Kërkesa e farmacistëve për vaksinën, përgjigjet Ministria e Shëndetësisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:18 - 18/02/21 |
Doriana Çepunaj

Pak ditë më parë Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë që farmacistët, të cilët janë në vijën e parë të përballjes me COVID të futen në listën e grupeve prioritare për tu vaksinuar.

Lidhur me këtë kërkesë të tyre ka reaguar Ministria e Shëndetësisë. Në shkresën që mban firmën e zvendës Ministres, Mira Rakacolli thuhet se plani kombëtar i vaksinimit është hartuar nga ekspertë në Institutin e Shëndetit Publik dhe është bazuar në rekomandimet ndërkombëtare.

“Vaksinimi ndaj COVID-19 po kryhet sipas fazave dhe grupeve tëpërcaktuara në këtë plan”, thuhet në dokument./Opinion.al

Pas