Pak ditë më parë Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë që farmacistët, të cilët janë në vijën e parë të përballjes me COVID të futen në listën e grupeve prioritare për tu vaksinuar.
Lidhur me këtë kërkesë të tyre ka reaguar Ministria e Shëndetësisë. Në shkresën që mban firmën e zvendës Ministres, Mira Rakacolli thuhet se plani kombëtar i vaksinimit është hartuar nga ekspertë në Institutin e Shëndetit Publik dhe është bazuar në rekomandimet ndërkombëtare.
“Vaksinimi ndaj COVID-19 po kryhet sipas fazave dhe grupeve tëpërcaktuara në këtë plan”, thuhet në dokument./Opinion.al