Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat komentoi dorëzimin në KQZ të kërkesës për regjistrim të Partisë Demoktratioke nga grupimi i Enkelejd Alibeaj.
Berisha theksoi se Partia Demokratike është një dhe vetëm një, ajo e anëtarësisë.
“Pengjet jane pengje. Zbatojnë vetëm urdhëra të pengmarrësit. Ekziston fraksioni i pengjeve të Ramës, që përbëhët nga Lul Brava dhe Ali Basha. PD është një dhe vetëm, është ajo e anëtarësisë, që ka mbështetje masive të qytetarëve shqiptarë. Është ajo që ka vendimin e gjykatës së faktit për regjistrimin. Do të jenë të mjerë ata që si dokishitë do vazhdojnë betejën me këtë forcë, ”, tha Berisha.
.