Kronikë

Kërcënonte me profile false punonjësin e policisë, arrestohet 24-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:05 - 24/11/20 |
Al Do

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka kërcënuar një punonjës policie nëpërmjet rrjeteve sociale.

Hetimi për këtë ngjarje ka vijuar prej 6 muajsh nga njësia e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit.

Hetimet zbuluan se 24-vjeçari Ardit Saraçi kishte hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme. Nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale kanoste në mënyrë të vazhdueshme punonjësin e policisë dhe familjarët e tij, për shkak të detyrës që ky punonjës kishte kryer.

Konkretisht, punonjësi i policisë kishte marrë pjese në kontrollin e banesës dhe arrestimin e të riut në vitin 2019, i dyshuar  për lëndë narkotike e armëmbajtje pa leje, por më vonë gjykata e Kavajës ka caktuar për të masën “detyrim paraqitje”.

Tashmë mbi të riun rëndojnë akuzat “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. /Opinion.al

Pas