Kronikë

Kërcënonte gruan nga Tirana, arrestohet 36-vjeçari nga Fieri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:14 - 25/05/22 |
Opi Nion

Policia e Lushnje ka arrestuar një 36-vjeçar të shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 3 Tiranë, pasi akuzohet se ka kërcënuar një shtetase.

I arrestuari është identifikuar me inicialet E.T., banues në Fier. Në datën 17.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, Tiranë, në ambientet e biznesit të kësaj shtetaseje, me anë të kanosjes dhe dhunës fizike, i ka kërkuar asaj një shumë parash.

I arrestuari ka kërcënuar gruan në mënyrë të vazhdueshme edhe nëpërmjet telefonit.

Shtetasi E. T. iu dorëzua shërbimeve të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, mbetur në tentativë dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Pas