Aktualitet

Kërcënoi se do të digjte kutitë e votimit, shoqërohet i riu në Fier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:04 - 25/04/21 |
Opi Nion

Një i ri në Fier me një shishe me lënde djegëse në dorë ka bërë thirrje se do të djegë kutitë e votimit.

Ngjarja ka ndodhur para se të dilnin kutitë e votimit nga qendrat e votimit në Agim në Njësinë Administrative Libofshë.

Bëhet me dije se i riu nuk ka arritur ta hedh shishen, ndërsa qëndronte me shishen e ndezur në dore përpara portës së mjediseve të qendrave të votimit dhe menjëherë është bërë neutralizimi i tij.

Policia e cila ndodhej në këto mjedise votimi  për mbarëvajtjen e procesit, e ka ndaluar të riun i cili ende nuk është identifikuar ndërsa më pas është shoqëruar për në mjediset e komisariatit./Opinion.al

Pas