Canelo Álvarez i ka kërkuar ndjesë Leo Messit dhe popullit argjentinas, pasi e kërcënoi yllin e futbollit pas publikimit të një videoje ku shihet në dhomat e zhveshjes duke shtyrë me këmbë një flamur të Meksikës.
Boksieri meksikan reagoi kështu në rrjetet sociale: “A e keni parë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë? Më mirë t’i lutet Zotit që të mos e gjej. Ashtu si unë respektoj Argjentinën, ashtu dhe ai duhet të respektojë Meksikën”.
Por, të mërkurën, Canelo kërkoi ndjesë për reagimin e tij.
“Ditët e fundit më errësoi sytë pasioni dhe dashuria që ndjej për vendin tim dhe bëra disa komente të papërshtatshme, prandaj dua t’i kërkoj ndjesë Messit dhe popullit argjentinas. Çdo ditë mësojmë nga jeta”, tha Canelo.